Kompanitë australiane të minierave nënshkruajnë marrëveshje me gjigantët e automobilave
Industria ndërkombëtare e automobilizmit po vazhdon të besojë në kompanitë australiane të minierave të metalit, me dy marrëveshje të tjera të shpallura këtë muaj.
Gjatë së mërkurës, u shpall një bashkëpunim strategjik afatgjatë në mes të gjigantit amerikan të automobilave General Motors dhe Queensland Pacific Metals – një kompani e dedikuar për prodhimin e qëndrueshëm të sulfat nikelit dhe sulfat kobaltit për përdorim në bateritë e litium-jonit.
“Bashkëpunimi me Queensland Pacific Metals do t’i sigurojë General Motors-it një furnizim të sigurt dhe afatgjatë me kosto konkurruese të nikelit dhe kobaltit nga një partner i marrëveshjes për tregti të lirë për të ndihmuar në mbështetjen e nevojave tona në rritje për prodhimin e veturave elektrike”, deklaroi Jeff Morrison, Zëvendës President i General Motors në Blerjet Globale dhe Zinxhirin e Furnizimit, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
“Çka është më e rëndësishmja, kjo marrëveshje demonstron dedikimin tonë në ndërtimin e lidhjeve më të forta me furnizuesit dhe është në përputhshmëri me qasjen tonë ndaj burimeve të përgjegjshme dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit”, tha tutje ai.
Në të njëjtën ditë, kompania e minierave të nikelit dhe kobaltit GME Resources me bazë në perëndim të Australisë njoftoi se ata kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi jodetyrues me Stellantis – kompania mëmë e sapoformuar të 16 markave të veturave, duke përfshirë këtu edhe Alfa Romeo, Citroen, Fiat, Jeep, Peugeot dhe Ram.
“Stellantis po punon çdo ditë për t’u siguruar klientëve tanë lirinë e lëvizshmërisë së pastër, të sigurt dhe të përballueshme”, tha Maxime Picat, Shefi i Blerjeve dhe Zyrtar i Zinxhirit Furnizues të Stellantis.
“Sigurimi i burimeve të lëndës së parë dhe furnizimi me bateri do ta forcojë zinxhirin e vlerës të Stellantis për prodhimin e baterive të veturave elektrike, dhe po me aq rëndësi do ta ndihmojë kompaninë që ta arrijë synimin e saj kryesor të dekarbonizimit”, vazhdoi tutje Picat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Kur do të lansohet gjenerata e ardhshme e Apple CarPlay?
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Volkswagen tregon se pse veturat elektrike janë 'shumë më të besueshme' se ato me gaz
Skoda prezanton Enyaq 2025
Zgjedhin gratë, këta janë finalistët për Veturën e Vitit 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025