Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj kanë vizituar sot zyrat e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, me rastin e fillimit të zhdoganimit të plotë në portet e Durrësit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës.
Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.
Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se “me modalitetet e tanishme të funksionimit të zhdoganimit në portet e Durrësit, do t’i ulim kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.”
Ministrja Ibrahimaj, në anën e saj, tha se zhdoganimi i mallrave me destinim Kosovën në portin e Durrësit është vetëm hapi i radhës në marrëdhëniet tona tregtare, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu theksoi se “sot është ditë e rëndësishme për Doganën e Kosovës, ngase po ofrojmë lehtësi të madhe dhe të prekshme për bizneset tona dhe në efekt të qytetarit dhe ekonomisë, për faktin se këto lehtësira mundësojnë kursime kohe dhe para për bizneset, të cilat mund të investohen në projekte të reja të bizneseve”.
“Lehtësirat zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, prandaj një lehtësim kaq i prekshëm është edhe realizim i madh i planit strategjik, përtej dobive të shumëfishta nga aspekti kombëtarë”, tha Llugaliu.
Sipas tij, hapi i ardhshëm është krijimi i zyrës së përbashkët në Vermicë, për të cilën, edhe në nivel teknik jemi pajtuar se duhet të punojmë bashkërishtë për ta bërë si pikë kryesore për këmbimet e përbashkëta. “Me të përfunduar punimet e filluara presim të shohim këto zhvillime që do të avancojnë edhe më tej lehtësirat dhe do të nxisin shkëmbimin mbarë kombëtarë tregtar“.
Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive.
Marrëveshja në mes Qeverive ofron një platformë të gjerë për mundësi efikase të lehtësirave. Me këtë aranzhman, në portet e Durrësit për interes të tregtarëve tonë zbatohet legjislacioni i Kosovës. AUV është pjesë e iniciativës dhe ata do bëjnë kontrollet së bashku me AKU të Shqipërisë, gjë që ofron mundësi më të madhe të bashkëveprimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania