LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet greva në arsim deri në janar të 2023-së

Pezullohet greva në arsim deri në janar të 2023-së

Pas pesë javë grevë në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) sot ka njoftuar se e ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatës së Pavarur të Kosovës ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme.


“Greva ka qenë e ligjshme e nevojshme, tash ka hyrë në javën e pestë…. greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt, por mjet i organizimit sindikal. Greva është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrohet…”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa kryetari i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj tha se uron që Qeveria dhe institucionet tjera ta mbajnë fjalën për Ligjin e pagave, raporton Telegrafi, ndërkaq njoftoi se greva pezullohet deri në janar të vitit 2023.

“Me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve dhe kolegëve kudo ku janë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi më 25 gusht. Ata që na fyen e na linçuan ua lë në fytyrën e tyre. Këshillat grevistë kanë bërë punë të shkëlqyer, prandaj si Këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të punojmë sipas shumicës.

Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për Sigurime Shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Rezultati ishte goxha i ngushtë për pro dhe kundër”, ka thënë Jasharaj.

“Këtë pezullim po e bëjmë për hir të nxënësve. Qeveria le të merret me kërkesat tona. Uroj që qeveria Kurti të ketë marr mësime nga kjo grevë. Detyrë e jona është që kërkesat e anëtarësisë të gjejnë forma tjera… Pezullimin po e bëjmë për të dëshmuar që e dimë se çka është procesi mësimor”, u shpreh ndër të tjera Jasharaj.

Ai tha po ashtu se 24 shoqata janë deklaruar për pezullim dhe një shoqatë sindikale është deklaruar për vazhdimin e grevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori