LAJMI I FUNDIT:

​Prezantohej si zyrtar i AKP-së, arrestohet për falsifikim dokumentesh dhe shitje të aseteve që ndodhen në BiH dhe në Malin e Zi

​Prezantohej si zyrtar i AKP-së, arrestohet për falsifikim dokumentesh dhe shitje të aseteve që ndodhen në BiH dhe në Malin e Zi
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Policinë e Kosovës – Krimet Ekonomike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka arrestuar personin Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale falsifikimi i dokumenteve, mashtrimi dhe prezantimi i rremë si person zyrtar.

Ai dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga 2019-2022, ka bërë shitjen e aseteve që ndodhen në Bosnje e Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku me këto veprime i dyshuari ka kryer veprat penale të lartcekura.


I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokurori i çështjes do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Po ashtu, në këtë është çështje penale me urdhër të prokurorit është sekuestruar një veturë, një telefon, para në vlerë prej 900 euro dhe prova të tjera të cilat do të shërbejnë në procedurë.

Prokuroria në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori