Sot është përkujtuar masakra e Gollubovcit, ku 24 vite më parë forcat serbe kanë vrarë në mënyrën më mizore 30 civil shqiptar, kryesisht të fshatrave Plloqicë dhe Gollubovc, të Komunës së Malishevës. Në përkujtim të masakrës, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe më pas janë bërë homazhe në varrezat e të vrarëve, si dhe në vendin e rënies. Aktivitetet në përkujtim të kësaj masakra janë zhvilluar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Në mbledhjen përkujtimore, Kryetari i Komunës së Malishevës, në fjalën e tij, mes tjerash, ka kërkuar që të zbulohen dhe të dënohen vrasësit dhe urdhërdhënësit, pasi edhe sot pas 24 viteve, nuk është dënuar askush për këto vrasje. Kryetari Kastrati, duke folur për masakrën e Gollubovcit, tha se “okupatori serb, ka bërë një gjenocid të paparë dhe ky gjenocid, e këto masakra ishin hakmarrje në popullin shqiptar, pasi nuk arrinin të ndalnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as mbështetjen e luftës nga ana e popullatës”. “Humbjen dhe dhimbjen e madhe të kësaj masakre e kemi bashkë. Ju familjarë të dashur që sot jeni prezent, por edhe gjeneratat tuaja të lirisë, të jeni krenarë, sepse gjaku i tyre dhe i dëshmorëve tjerë, është burimi i Kosovës së lirë, që sot ne e gëzojmë bashkë”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalimin e tij, në mbledhjen përkujtimore kushtuar masakrës së Gollubovcit.
Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, tha se “ky krim në Gollubovc dhe krimet tjera, ishin pjesë e gjenocid serb, mbi popullatën civile, por se këto vrasje, që kishin për qëllim kishin frikësimin e popullatës, por që asnjëherë nuk arritën ta ndalin mbështetjen e popullit për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ne sot, me krenari e kujtojmë sakrificën e popullit të Kosovës dhe duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, ne ndërtojmë të ardhmen”, tha mes tjera kryesuesi Thaçi.
Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Sinan Gegaj, i cili tha se “kjo masakër, ka ndodhur, pikërisht në kohën armëpushimit në luftë, por që edhe në këtë rast, pushtuesit serb, tregoi dhe shprehi fashizmin e tyre”.
Ndërsa në emër të familjeve, ka folur Liridona Maloku, e cila pasi e falënderoi kryetarin Kastrati, për organizmin e këtyre aktiviteteve përkujtimore, foli edhe për ngjarjen e ndodhur 24 vite më parë, ku u vranë mizorisht, 30 civil shqiptar në Gollubovc.
Ndërsa gazetari Enver Maloku, masakrën në Gollubovc, e ka quajtur barbari dhe gejnocid, këtë masakër, ndërsa duke e përshkruar ngjarjen, tha se “ishte një tmerr i paparë, ndërsa këta 30 civil, të të gjitha moshave, ishin vrarë vetëm pse ishin shqiptar”.
Më pas, janë bërë homazhe në varrezat, ku janë të varrosur të gjithë të vrarët e kësaj masakre, në Plloqicë. Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryetari i NISMA Socialdemokrate, z.Fatmir Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje