Twitch planifikon të godasë transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave të fatit mes reagimeve të shumta
Gjiganti i transmetimit të drejtpërdrejtë Twitch gjatë javës së kaluar tha se do të ndërmarrë hapa shtesë për të goditur përmbajtjen e palicencuar të lojërave të fatit në platformën e tij, pasi u përball me reagimin e disa prej krijuesve kryesorë të tij.
Shërbimi në pronësi të Amazon planifikon të ndalojë faqet e lojërave të fatit të transmetojnë në platformë nëse ato nuk janë të licencuara në Shtetet e Bashkuara ose në “juridiksione të tjera që ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme të konsumatorit”, sipas një deklarate të kompanisë të postuar në Twitter.
“Ndërsa ne ndalojmë shpërndarjen e lidhjeve ose kodeve të referimit në të gjitha faqet që përfshijnë lojëra elektronike, ruletë ose lojëra me zare, ne kemi parë disa njerëz që i anashkalojnë ato rregulla dhe e ekspozojnë komunitetin tonë ndaj dëmeve të mundshme”, shkruhej në deklaratën e bërë nga kompania, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Ndalimi hyn në fuqi më 18 tetor. Faqet për baste sportive, “fantasy sports” dhe poker do të vazhdojnë të lejohen në platformë.
Bastet kanë gjetur një bazë në Twitch. “Slots”, ku shikuesit mund të shikojnë transmetime të basteve në kriptovaluta në kazinotë online, tani është loja e dhjetë më e shikuar në Twitch, sipas TwitchTracker.
Faqet si Stake.com, të ndikuar nga ndalimi i shpallur, kanë sponsorizuar transmetime në Twitch për të tërhequr lojtarë të rinj dhe për t’i lejuar ata të përdorin kriptovaluta për të luajtur në platformën e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Fillon shitja e Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Fold 5 në tregje ndërkombëtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës