LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu dhe Baftiu kërkojnë maksimumin kundër Ballkanit

Nuhiu dhe Baftiu kërkojnë maksimumin kundër Ballkanit

Java e gjashtë në Superligë sjell ndeshjen derbi mes Ballkanit dhe Dritës, e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Një ditë para këtij takimi, Drita ka mbajtur konferencë për media, ku kanë folur trajneri Ardian Nuhiu dhe mesfushori Blend Baftiu.


Trajneri Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se ndeshja e nesërme do të jetë përballje e fortë dhe pret futboll kualitativ.

“Nesër pres një futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që viteve të fundit kanë pasur fjalën kryesore në kampionat apo edhe për shkak të cilësisë sepse të dyja skuadrat si njëra si tjetra kanë futbollistë shumë cilësorë. Për këtë pres që ky derbi ta arsyetoj epitetin. Takohemi me skuadrën besimplotë në kampionat, por gjithashtu në Evropë ka ecur shumë mirë”.

“Kemi marr të gjitha masat, kemi pasur javën e plotë për të analizuar në detaje kundërshtarin dhe për këtë jam i bindur se futbollistët tanë do të sakrifikojnë gjithçka për të dal mirë nga kjo ndeshje. Apo me planin që kemi përgatitur kam besim të plotë se do të paraqitemi dhe ta nxjerrim atë sa më mirë në fushë”, ka thënë Nuhiu.

Optimist dhe i motivuar për këtë ndeshje ishte dhe Blend Baftiu, që pret fitore.

“Për ne është ndeshja e radhës dhe nuk ka ndonjë presion të veçantë. Kemi përgatit ndeshjen mjaft mirë, gjatë tërë javës kemi analizuar dhe jemi të gatshëm. Nuk diskutohet që Ballkani ka ekip cilësor, mirëpo motivi është shumë i lartë te ne dhe cilësia e kualiteti më bënë të besoj se ne do të dalim me fitore nga kjo ndeshje”.

“Kemi me u mundu me i mbyll pikat e tyre të forta dhe me i shfrytëzuar hapësirat që i lë kundërshtari. Kemi lojtarë kualitativ dhe të shpejtë që besoj nuk do ta kemi problem të kalojmë përpara e të krijojmë shanse. Atmosfera është shumë e mirë në grup dhe shpresoj të kemi edhe pak fat nesër e të dalim me fitore”, ka thënë Baftiu.

Trajneri Nuhiu u pyet për cilësinë e skuadrave dhe paraqitjet e tyre në Evropë, për çka theksoi se rezultatet dhe paraqitjet ishin dinjitoze.

“Pres një përballje të fortë realisht, sepse nuk janë të  rastësishme rezultatet e tyre në kampionat e Evropë. Por, nuk duhet të harrojmë që edhe skuadra jonë ka cilësi dhe kemi pasur paraqitje dinjitoze në Evropë, duke parë edhe kundërshtarët tanë e që njëri nga ta tani po bënë një kampionat jashtëzakonisht të fortë në Belgjikë”.

“Për ndeshjen e nesërme jemi përgatitur në maksimum, kemi armët tona, kemi potencialin tonë pres që nesër djemtë të japin gjithçka për të dal sa më mirë. Pres një ndeshje të taktizuar, le të fitoj futbolli, le të fitoj skuadra që do të ketë paraqitje më të mirë, pa diskutim se si njëra si tjetra skuadër ka cilësitë e veta”, deklaroi Nuhiu.

Për këtë ndeshje te Drita mungon Muharrem Jashari, i cili po vazhdon rikuperimin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori