LAJMI I FUNDIT:

Në këmbim të 50 mijë eurove përfituan 850 mijë euro – ndalohen dy persona nga Gjilani për marrje me fajde

Në këmbim të 50 mijë eurove përfituan 850 mijë euro – ndalohen dy persona nga Gjilani për marrje me fajde
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më datë 31 gusht 2022 ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit N.S dhe A.S, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Kanosja” të kryera në bashkëveprim në dëm të dëmtuarve A.M dhe E.M që të dy nga Gjilani.

“Të pandehurit N.S dhe A.S, në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave dhe gjendjen e tyre materiale, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe  i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht u’a japin shumën prej pesëdhjetë mijë (50000) euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë interesin – kamatën prej 20% mujore, duke përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë (800,000.00) euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë (50000) euro”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë.


Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të  ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori