Telegrafi Jobs është platforma më unike në tregun e Kosovës që shërben si urë lidhëse ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Kështu ka thënë menaxheri i Telegrafi Jobs, Brezar Xërxa duke shtuar se kjo ndihmon në gjetjen online të njeri-tjetrit.
“Telegrafi Jobs fillimisht ka filluar si pjesë e Telegrafit dhe duke i ndjekur trendët e teknologjisë, e kemi parë të nevojshme të krijojmë një platformë në mënyrë që t’iu ndihmojmë punëdhënësve dhe punëkërkuesve që ta gjejnë njëri-tjetrin. Pra, kjo ka qenë ideja që të jemi në trend”, tha Xërxa në sesionin informues “Gjetja e punës përmes platformave online” prezantuar nga DIMAK dhe GIZ.
Ai tregon se ashtu si punëdhënësi dhe punëkërkuesi mund ta krijojnë me lehtësi një profil për t’i menaxhuar konkurset dhe aplikimet për punë.
“Së pari në Telegrafi Jobs krijohet një profil i kompanisë, ku përparësia te ne është që me anë të një profili bëhet menaxhimi i disa kompanive, ku pastaj punëkërkuesit e kanë shumë të lehtë për të krijuar një CV, ku i gjithë ky proces merr shumë pak kohë, jo më shumë se 2-3 minuta. Ideja e kësaj është që të bëhet sa më shpejtë shpallja e konkursit”, tregon ai.
Xërxa thekson se mosha mesatare e atyre që aplikojnë për punë fillon nga 18 vjeç deri në 24 vjeç.
“Ekosistemi ynë i punësimit, ku në bazë të bashkëbisedimeve joformale me klientët apo partnerët tonë, më shumë është nëpërmjet ueb-faqes dhe normal edhe rrjetet sociale e kanë rrolin e vet. Mosha mesatare mund të jetë fillimi i 18 vjeç deri në 23 apo 24 vjeç, sepse është fillimi i karrierës”, thekson Xërxa.
“Qëllimi i Telegrafi Jobs është t’i bashkoj punëdhënësit me punëkërkuesit, pastaj se çfarë ndodh më tutje është punë e tyre. Krejt ideja ka qenë që ne të jemi ura lidhëse për ta ndihmuar njëri-tjetrin”, shton ai.
Sipas tij, teknologjia informative është profesioni që kërkohet më së shumti në Kosovë, nëpërmjet platformës.
“Duke u interesuar për t’u aftësuar më shumë në bazë të tregut që e kërkon për punë, edhe punëkërkuesit janë vetëdijesuar për të qenë më të aftë për pozitat e punës. Në sistemin tonë gjendet pjesa për krijimin e CV-së, është shumë e lehtë dhe përmes një kohe të shkurtër mund të aplikoni aty, që të dalin më të përgatitur aty. Shumica e profesioneve kërkohen në Kosovë, por më shumë është teknologjia informative, ndjekur nga dizajni”, tha ai.
Në fund, sipas Xërxës ata që aplikojnë për pozitat e punës duhet të investojnë më shumë në aftësitë e tyre.
“Punëmarrësit duhet të investojnë më shumë në aftësitë e tyre, sidomos në ato bashkëkohoret dhe të informohen më shumë se çka po kërkohet e t’i rrisin aftësitë për të aplikuar”, ka përfunduar Xërxa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova