LAJMI I FUNDIT:

Është hedhur shorti për edicionin 2022/2023 në basketboll

Është hedhur shorti për edicionin 2022/2023 në basketboll
(Foto: baskebtolli.com)

Në zyrat qendrore të Federatës së Basketbollit të Kosovës sot (e mërkurë) është hedhur shorti për edicionin e ri të Prince Caffe Superliga, Superliga e Femrave, Liga e Parë në dy konkurrencat, si dhe Liga e Dytë për edicionin 2022/23.

Prince Caffe Superliga qysh në xhiron e parë pritet të fillojë me super ndeshje, mes dy rivalëve të vjetër Sigal Prishtina dhe Peja, kurse ndeshjet e tjera të xhiros së parë do të jenë Trepça-Ponte Prizreni, Bashkimi-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Golden Eagle Ylli. Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 10 dhe 11 shtator.


Te Superliga e Femrave, Prishtina pret Vëllaznimin, Trepça takohet me United Basketball, kurse Bashkimi-Penza pritet të jete ndeshja më interesante e kësaj xhiroje. Ndeshjet e para në elitën e basketbollit të femrave do të zhvillohen më 15 dhe 16 tetor.

Liga e Parë e Meshkujve ka sjellë këto përballje në javën e parë: Drita-Prishtina e Re, Istogu-Bora, Happy Dukagjini-Gjakova e Re, New Basket-Marigona Hill Prishtina dhe Borea-Vushtrria. Ndeshjet zhvillohen në datat 15/16 tetor.

Ndërkohë, Liga e Parë e Femrave ka sjellë këto çifte: Istogu-Kastrioti, Drita ËBC Bashkimi, AA Prishtina-Vushtrria Basket dhe Gjimnazisti-Peja 03. Takimet e kësaj xhiroje zhvillohen në datat 15-16 tetor.

Liga e Dytë e Meshkujve zhvillon ndeshjet e para mes datave 15-16 tetor, kurse ndeshja hapëse në këtë ligë është mes Kaçanikut dhe Megasport. Takimet tjera janë Sfera-Llapi, Kosovari-Vitia 06 dhe ndeshja e fundit Gjakova-Lipjani.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori