LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë sjellje toksike në familje që njihen si “normale” nga shoqëria

Gjashtë sjellje toksike në familje që njihen si “normale” nga shoqëria

Familja është e çmuar dhe e pazëvendësueshme, por ndonjëherë edhe toksike

Me kalimin e viteve dhe mëshimit të mendësisë se familja është një institucion i palëkundur, këto sjellje toksike janë normalizuar, ama kjo nuk e zhbën faktin se këto sjellje ndikojnë në pjesëtarët e saj.


Mendimi se nuk duhet që të kundërshtosh prindërit

Nëse ti ke një mendim ndryshe apo nuk bie dakord, është mëse normale që të kundërshtosh prindërit. Ata duan më të mirën për ty, por jo domosdoshmërisht e dinë cila është me e mira për ty.

Duhet të tolerosh ata që të bëjnë keq sepse janë “gjaku yt”

Lëndimi emocional apo fizik mbetet një traumë afatgjatë, ndaj ndoshta familjari duhet të mendojë që nuk duhet të të bëjë keq pikërisht për të njëjtën arsye, sepse është “gjaku yt”.

Pritshmëria që fëmijët të përgjigjen për kërkesat e prindërve

Shumë fëmijë ndiejnë presionin e të tjerëve që të përkujdesen për prindërit dhe të përmbushin nevojat e tyre, të jenë shpatulla mbështetëse, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të sakrifikohen për prindërit.

Prindërit presin që fëmijët t’u binden sepse “kështu thonë ata”

Ky nuk është një argument dhe për më tepër, nuk ka një pasojë. Fakti që dikush thotë diçka, nuk e bën “gjënë” as të ndaluar dhe as të pasigurt, shkruan Anabel.

Liria e të shkelurit kufijtë e të tjerëve

Nëse kufijtë, qofshin ata privatësia, dëshira për të përjetuar një lidhje romantike pa vëzhgimin e prindërve, apo edhe respektimi i fëmijëve, shpeshherë shkelen me justifikimin e “kontrollit”.

Sjellja sikur gjithçka shkon më së miri

Ka shumë raste kur prindërit dhunojnë fëmijët, i gjykojnë, krahasojnë, shkaktojnë trauma dhe sillen sikur gjithçka shkon për mrekulli. Kjo i bën fëmijët të ndrydhin ndjesitë e tyre për një kohë të gjatë dhe më pas, të përballen me moskontrollimin e inatit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori