LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Kosova të krijojë Asociacionin në këmbim të njohjes dhe një Asociacioni për shqiptarët në Serbi

Serwer: Kosova të krijojë Asociacionin në këmbim të njohjes dhe një Asociacioni për shqiptarët në Serbi

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ,thotë se nuk e sheh të arsyeshme se pse pala kosovare të mos diskutojë çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun me Serbinë.

Edhe pse për këtë të fundit thotë se dihet se nuk është e gatshme që të marrë vendime të arsyeshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të themeluar edhe Serbia një asociacion të njëjtë për shqiptarët në Serbi.


“Mendoj se rruga për të vazhduar është që të vazhdohet. Nuk e shoh të arsyeshme që të përjashtohet diskutimi, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, unë gjithashtu nuk mendoj se Serbia është e gatshme të ndërmarrë hapa të arsyeshëm: krijimin e Asociacionit që do të njohë qartë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke ofruar një Asociacion reciprok të komunave shqiptare brenda Serbisë, me të njëjtin status dhe kompetenca. Do të doja ta shoh Kosovën që ngre çështjen e kufizimeve për të krahasuar me ato që janë në Kosovë për forcat e sigurisë në komunat me shumicë shqiptare”, tha Serwer për Express.

Serwer tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësim edhe për SHBA-në dhe po ashtu edhe përfundimi i tij me njohje reciproke.

Prandaj, profesori amerikan thotë se Kosova duhet të vazhdojë në dialog dhe të zgjidhë çështje të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori