LAJMI I FUNDIT:

Në gjykatat e Kosovës mbi 236 mijë lëndë po presin verdiktin e gjyqtarëve

Në gjykatat e Kosovës mbi 236 mijë lëndë po presin verdiktin e gjyqtarëve

Në  gjykatat e Kosovës, mbi 236 mijë lëndë të ndryshme janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me lëndët e pazgjidhura. Kjo po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, derisa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) thonë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në grumbullimin e lëndëve.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata.

KGjK në raportin gjashtëmujor thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato themelore kanë pasur në punë mbi 295 mijë lëndë, i kanë trashëguar mbi 222 mijë dhe i kanë pranuar 73 mijë e 276 të tjera. Në periudhën janar-qershor, gjykatat nga lëndët e grumbulluara kanë arritur t’i zgjidhin 59 mijë e 261 lëndë, derisa në proces kanë mbetur mbi 236 mijë të tjera.


“Sistemi gjyqësor i Kosovës është ndërtuar për 20 vite por asnjëherë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve të tjerë”, thotë Albert  Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton RTK.

“Përveç kësaj duhet pasur parasysh dhe efektin e pandemisë, thuajse në periudhë prej dy vitesh ka ndikuar në masë të madhe në grumbullimin e lëndëve, por pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë”.

Zvarritja e lëndëve sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi po ndodhë për shkak të mos trajtimit të tyre brenda afateve ligjore.

“Në kuadër të qendrës për ndihmë juridike falas, që e kemi në kuadër të IKD-së, kemi hasur raste kur palët tona në pritje të një epilogu për raste e tyre, fatkeqësisht kanë vdekur dhe nuk kanë arritur të fitojnë zgjidhjen e rastit”, thotë Arrita Rezniqi nga IKD.

Me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura prin Gjykata Themelore, me mbi 205 mijë lëndë, pasuar nga Gjykata e Apelit, ndërkaq më së paku lëndë të pazgjidhura ka Gjykata Supreme, 413 të tilla.

Sipas të dhënave të KGjK-së, në gjykatat e Kosovës punojnë 388 gjyqtarë, prej tyre 299 në Gjykata Themelore, derisa shërbyes civilë janë 1507.

Gjykata me më së shumti lëndë në pritje për shqyrtim janë Gjykata Themelore, dega në Prishtinë, me mbi 63 mijë e 700 lëndë, e ndjekur nga Prizreni me mbi 15 mijë e 700 dhe Ferizaj me mbi 15 mijë e 60 lëndë.

E gjykata me më së paku lëndë në pritje për gjashtë muajt e parë të vitit është ajo e Zubin Potokut me 133 të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori