LAJMI I FUNDIT:

Dy ekipet shqiptare BLINK dhe XTEAM kanë udhëtuar për në Zagreb për turneun Adria CS:GO

Dy ekipet shqiptare BLINK dhe XTEAM kanë udhëtuar për në Zagreb për turneun Adria CS:GO

Pasi siguruan gjysmëfinalen përmes fazës online, tani dy ekipet shqiptare kanë udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë, ku do të garojnë me dy ekipet tjera të Ballkanit për një grup çmimesh prej 10.000 euro.

Nesër (e premte) do të zhvillohen dy ndeshjet e ekipeve shqiptare në sallën e lojërave në Zagreb, BLINK do të përballet me ekipin 4Glory ndërsa XTEAM do të përballet me ekipin MONAD, të dy ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’.


Edhe pse dy ekipet shqiptare janë favorite për ta fituar turneun, në rast të humbjes nesër, do të kenë edhe një mundësi tjetër nga ‘Lower Bracket’.

Ekipi me renditjen më të mirë nga katër ekipet pjesëmarrëse është ekipi XTEAM, të cilët renditen në vendin e 88 –të të ranglistës botërore të CS:GO.

Të dy ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të EsportsAdria, si dhe në kanalin e streamerit zyrtar të ekipit BLINK, Ermir “MiryAlbania” Dunga.

Orari i ndeshjeve, e premte

12:00 BLINK – 4Glory
15:00 XTEAM – MONAD

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori