Mund të mendoni se përgjigja për këtë pyetje është mjaft e qartë: duke pirë shumë ujë. Epo kjo është edhe nuk është e saktë.
E rëndësishme është të mbani ekuilibrin e duhur kur rihidratoheni pas stërvitjes. Nëse pini shumë lëngje shumë shpejt, trupi juaj natyrshëm gjithashtu largon të gjitha lëndët ushqyese që po përpiqeni të zëvendësoni.
Ju gjithashtu rrezikoni t’i shkaktoni vetes dëm nëse pini vetëm ujë dhe jo kripëra dhe minerale. Kjo mund të shkaktojë ngërçe ose hiponatremi, një gjendje që shkakton ënjtje në tru dhe që mund të jetë fatale.
Gjithmonë duhet të siguroheni që të zëvendësoni kripërat që keni humbur gjatë stërvitjes në të njëjtën kohë me lëngjet. Kloruri i natriumit është më i rëndësishmi për t’u zëvendësuar nga mineralet, të tjerë janë kaliumi dhe magnezi.
Lajmi i mirë është se kripën që ju nevojitet mund ta merrni lehtësisht nga ushqimi. Burime natyrore të kaliumit dhe magnezit janë bananet, zarzavatet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile, patatet e bardha dhe të ëmbla, agrumet, domatet, kivi, kungulli, bajamet, kikirikët dhe arrat.
Mënyra se si rihidratoheni pas stërvitjes varet nga dy faktorë:
1. Sa lëngje keni humbur
Ju mund të krijoni një ide se sa lëngje keni humbur gjatë stërvitjes duke matur peshën e trupit tuaj para dhe pas aktivitetit.
Gjithashtu mund të kuptoni më shumë rreth shkallës së dehidratimit duke kuptuar nivelin e etjes dhe të ngjyrës së urinës.
2. Çfarë të konsumoni para dhe pas aktivitetit fizik
Nëse ju ndajnë vetëm 24 orë nga aktiviteti juaj i ardhshëm, duhet të konsumoni ushqim të mjaftueshëm, ku përfshihen kripërat, elektrolitet dhe lëngjet.
E njëjta gjë vlen edhe mbas përfundimit të aktivitet që kryeni – transmeton AgroWeb.org.
Nëse duhet të ushtroheni brenda gjashtë orëve nga seanca juaj e fundit, do t’ju duhet të një kombinim i ujit dhe natriumit që tejkalon deficitin ekzistues të peshës trupore (më shumë se pesha që keni humbur).
Ushqyes të tjerë që janë të rëndësishëm pas stërvitjes
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se është e rëndësishme që të konsumoni proteina dhe karbohidrate pas stërvitjes për të siguruar një rikuperim të plotë.
Udhëzimet nga ekspertët thonë se pijet me përmbajtje të ulët të kafeinës dhe alkoolit (birra) mund të konsumohen në moderim nëse synoni të rihidratoheni për 24 orë.
Mund të jetë më mirë t’i shmangni nëse dëshironi të rihidratoheni shpejt, pasi ato kanë një veprim të butë diuretik.
Alkooli i fortë nuk këshillohet, sepse vepron si një diuretik i fortë dhe ju bën të humbni shumë lëngje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Trashaluqet kënaqen më shumë në seks
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos