Eurodeputeti Lukas Mandl ka vlerësuar se liderët në Serbi kanë bërë gabim që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
Gjatë një interviste për mediumin serb “Danas”, Mandl – që është deputet nga Austria dhe është anëtar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Kosovën – ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi.
“Meqenëse liderët serbë bënë gabimin që nuk iu bashkuan mbrojtjes “pa gjak” kundër një sulmi të përgjakshëm lufte – pra sanksioneve (kundër Rusisë) – dhe në këtë drejtim zgjodhën anën e gabuar për një çështje shumë më të gjerë, e gjithë bota ndjeu se ka pasur një problem në vendin tuaj, i cili ka vazhduar për shumë më gjatë. Kjo është arsyeja pse shumë tani po e ndjekin me vëmendje sjelljen e shtetit të Serbisë dhe kjo në mënyrë indirekte tërheq vëmendjen ndaj qëndrimit të papranueshëm (Serbisë) ndaj Kosovës, i cili po vazhdon për shumë vite”, ka shpjeguar Mandl.
Ai është pyetur edhe se “si e sheh rrjedhën aktuale të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – a jemi pranë shansit për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, dhe eventualisht “njohjen reciproke”, që kërkohet në rezolutën e PE”.
Lidhur me këtë ai ka thënë se do ta quante “dialog mes Kosovës dhe Serbisë”, për shkak se siç ka theksuar ai “qytetet nuk bisedojnë me njëri-tjetrin, por shtetet”.
Dhe sipas tij, do të arrihet edhe njohja reciproke.
“Kur dialogu Kosovë-Serbi të kontribuojë në këtë qëllim, kuptimi i kësaj do të realizohet”, ka thënë më tej Mandl.
Ndërsa i pyetur rreth asaj se cilat janë kundërshtimet e tij ndaj qëndrimit aktual të autoriteteve serbe ndaj Kosovës, Mandl ka vlerësuar se “gjithçka është shumë problematike kur aktivitetin tënd e bazon me pretendimin se shteti fqinj nuk është shtet, por madje i përket tokës tënde”.
“… Prandaj le të fokusohemi në një të ardhme të ndritur me mundësi të mëdha për gjeneratat e ardhshme në Serbi dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e cila vjen kur të kapërcejmë konfuzionin aktual. Ky konfuzion përfshin shumë më tepër sesa çështjen e dukshme të njohjes me kohë të Republikës së Kosovës, përfshin gjithashtu çështje nga krimi i organizuar deri te standardet demokratike, nga varësia nga Kina apo edhe nga Rusia, te demografia apo kujtesa kolektive e historisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje