Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2021.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 326.60 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 51.65%, ndërsa toka e punueshme – arat marrin pjesë me 44.82%; kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) me 3.27%; dhe kopshtet me 0.29%.
Nga gjithsej tokë e punueshme – arat (188 374.71 ha), pjesa më e madhe është me: drithëra (124 477.18 ha) ose 66.08%; bimë foragjere me 37 626.79 ha (20.05%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 10 142.42 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 9 053.00 ha (4.81%), patate me 3 853.75 ha (2.05%), bishtajore me 3 028.95 ha (1.61%), bimë industriale me 884.86 ha (0.47%), kultura të tjera me 2 752.71 ha (1.46%); dhe tok ë djerrinë janë 6 697.49 ha (3.56%).
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32 040.14 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 122 138.02 ha.
Sipas rezultateve të AEB 2021, numri i gjedheve ishte 260 528 krerë; i deleve ishte 211 354 krerë; i dhive ishte 30 039 krerë; i derrave ishte 47 384 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 1 864 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 788 435 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 219 077.
Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2021 (përkufizimet – definicionet, pyetësori dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Gërxhaliu: Do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave të energjisë elektrike

Lojë shpërblyese ekskluzive – Fitoni një udhëtim në Dubai nga Swedish Collagen Kosova!

ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim