Ashtu siç edhe mund të paramendohej, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.
Lajmi u konfirmua nga vet këngëtarja e hitit “Levitating” në mbrëmjen e së enjtes, me publikimin e një fotografie në rrjetin social Instagram.
“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi ndër të tjerash 26-vjeçarja në lajmërimin e saj.
View this post on Instagram
Dua ishte një nga emrat e pritshëm sivjet për të kënduar në festivalin Sunny Hill – kjo jo vetëm për shkak se organizatori është babai i saj, Dukagjini, por edhe sepse ajo është në një turne botëror të promovimit të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.
Krahas saj, do të performojnë edhe emra të tjerë me renome ndërkombëtare si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.
Dua Lipa ka performuar në festivalin Sunny Hill në vitin 2018 si njëra ndër performueset kryesore të edicionit të atij viti.
Gjersa për të ndezur atmosferën, ajo u ngjit në skenë edhe një vit më vonë (2019) për të interpretuar vetëm një këngë – “One kiss”, bashkëpunim me DJ Calvin Harris, i cili atë vit ishte gjithashtu një nga emrat kryesorë performues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Dokumentari për një nga skandalet më të mëdha seksuale në histori është aktualisht më i shikuari në Netflix
Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251