LAJMI I FUNDIT:

Algjeriani me fanellën e UÇK-së udhëtoi 400 kilometra për ta mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

Algjeriani me fanellën e UÇK-së udhëtoi 400 kilometra për ta mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Zyrtari për media i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi ka zbuluar në profilin e tij privat një kuriozitet interesant.


Sipas tij, Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare.

Krasniqi ka shkruar se Tujamo prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë dhe veçanërisht heroit legjendar Adem Jashari.

Postimi pa ndërhyrje i Kushtrim Krasniqit

Algjeriani Houssem Tujamo ka udhëtuar rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Algiers për në Oran, për të përkrahur ekipin tonë dhe atë të Shqipërisë gjatë Lojërave Mesdhetare Oran 2022

Ai prej vitesh posedon një fanellë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e ka bërë vetë për shkak të historisë tonë dhe veçanërisht heroit tone legjendar Adem Jashari. Ka edhe fanella tjera kuqezi, kurse llogaria e tij në Instagram është e mbushur me foto që simbolizojnë dashurinë e tij për shqiptarët.

Në shenjë falënderimi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i dhuroi fanellën e ekipit tonë.

Houssem uron që një ditë ta vizitojë Kosovën ose Shqipërinë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori