Aktori i njohur amerikan, Ezra Miller, siguroi strehim për një grua të re dhe tre fëmijët e saj në pronën e tij në Vermont, e cila ishte e mbushur me armë zjarri dhe marihuanë.
Revista Rolling Stone u kontaktua nga babai i shqetësuar i këtyre fëmijëve, por edhe nga dy persona të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të kushteve të pasigurta, në të cilat ylli i filmit “Fanstastic Beasts” mban një nënë 25 vjeçare dhe fëmijët e saj, të cilët janë nga një deri në pesë vjeç.
Sipas revistës së përmendur, në bazë të videos që kanë shqyrtuar, bëhet fjalë për një pronë, ku armët janë “të shpërndara” nga të gjitha anët, e disa edhe fshihen në lodra prej pelushi. Një prej burimeve që kanë folur për rastin, ka përmendur një incident të supozuar kur një “fëmijë njëvjeçar mori një plumb dhe e futi në gojë”.
Miller, i cili është person i pacaktuar në bazë gjinie dhe kërkon t’i drejtohet me përemrat ata/atyre, përveç armëve, në pronë ka edhe një fermë marihuane, e cila nuk është në mesin e 25 kultivuesve të licencuar nga shteti.
Burimet që kërkuan të mbeten anonime theksuan se marihuana shpesh përdorej para fëmijëve, pa “kushte adekuate ventilimi”.
Pavarësisht kushteve që konsiderohen të rënda, nëna që banon në pronë ka thënë se aktori “i siguroi asaj dhe fëmijëve një strehë të sigurt nga ish-partneri i saj i dhunshëm”, gjë që është më e rëndësishmja për të.
“Prona e Ezras është një strehë shëruese për ne. Ata mund të kenë armë zjarri për vetëmbrojtje, por ato ruhen në një pjesë të shtëpisë ku fëmijët nuk hyjnë kurrë… Fëmijët e mi janë në gjendje të marrin më shumë, ata relaksohen për shkak të sigurisë dhe vëmendjes që Ezra u jep atyre”, është shprehur nëna për Rolling Stone. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit