LAJMI I FUNDIT:

Tom Hanks humbi durimin pasi një fans për pak sa nuk e rrëzoi gruan e tij

Tom Hanks humbi durimin pasi një fans për pak sa nuk e rrëzoi gruan e tij
(Foto: Screenshot/Twitter/Page Six)

Pas një darke në Manhattan, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, ishin duke shkuar drejt automjetit të tyre, kur u njohën nga fotografët dhe fansat.

Derisa u rrethuan nga një turmë njerëzish, një i ri u afrua shumë dhe u përplas me bashkëshorten e aktorit.


Për shkak të kësaj, ajo humbi për një kohë të shkurtër ekuilibrin, u pengua, megjithatë arriti të qëndronte në këmbë.

“Ndaluni!”, ka bërtitur Rita kundrejt personit dhe i bëri shenjë që të mbante distancën.

Hanks, i cili është i njohur ndryshe si i qetë dhe i përqendruar, humbi durimin dhe mbrojti gruan e tij.

“Largohuni! Do ta rrëzoni gruan time!”, bërtiti fituesi i famshëm i çmimit Oscar.

Çifti vazhdoi drejt automjetit, derisa fansi kërkoi falje, por çifti nuk u ndal për të diskutuar më shumë.

Djali i Tom Hanks me akuza të ulëta për babanë e tij, thotë se ai nuk ishte një "model i fortë mashkullor" gjatë rritjes së tij
Lexo po ashtu Djali i Tom Hanks me akuza të ulëta për babanë e tij, thotë se ai nuk ishte një "model i fortë mashkullor" gjatë rritjes së tij

Ndryshe, Tom dhe Rita u takuan në vitin 1981 dhe janë të martuar qe 34 vite dhe kanë dy djem, Chet dhe Truman. Në fillim ata ishin miq dhe vetëm më vonë lidhja e tyre u bë romantike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori