LAJMI I FUNDIT:

Opozita po i përdor veteranët për kauza politike

Opozita po i përdor veteranët për kauza politike

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se kërkesat e veteranëve të luftës për rritje të pensionit janë legjitime. Por sipas tij, ata po përdoren për kauza të rrejshme nga partitë opozitare.

Ai i ka akuzuar partitë opozitare se me qëllim po tentojnë që ta paraqesin kryeministrin Albin Kurti, se është kundër UÇK-së, por që sipas tij, kjo nuk qëndron.


I ftuar në emisionin “Five”, të RTV Dukagjinit, Haliti ka thënë se pret që pas takimit të së premtes në mes të përfaqësuesve të veteranëve të luftës dhe kryeministrit Albin Kurti, do të gjendet një zgjidhje për këto kategori.

Për gjendjen jo të mirë të veteranëve, Haliti fajin ua ka lënë partive opozitare, që sipas tij, nuk janë përkujdesur për ta.

“Opozita dëshiron të ndërhyjë në planet e Qeverisë, dhe t’i tregojë asaj se si duhet të zgjidhen këto probleme që nuk i kanë zgjidhur që 23 vite”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se në seancat e ardshme, deputetët e opozitës nuk do të mund ta bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij, në seancën e së enjtes, pozita ka pasur mirëkuptim, por kjo nuk do të ndodhë pafundësisht.

Sipas tij, opozita me qëllim po tenton ta pengojë punën e Kuvendit, për t’u mos miratuar ligjet që po i sjell Qeveria.

Ai ka bërë të ditur se me datën 23 do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, kurse vazhdimi i seancës të së premtes do të caktohet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Halitit, krahasimet kur Lëvizja Vetëvendosje e bllokonte Kuvendin e Kosovës, me bllokimet e fundit të opozitës, nuk qëndrojnë, pasi siç thotë ai, kauzat e partisë që e përfaqëson ishin të drejta./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori