Përmirësimet që do t’i ndjeni në trupin tuaj nëse hiqni dorë nga pijet energjike
Pijet energjike ndonjëherë janë shumë të dobishme, kurse mania për to, pavarësisht nëse kemi një natë të gjatë përpara ose një ditë të ngarkuar – ndoshta nuk do të ndalet kaq shpejt. Megjithatë, është mirë të dimë për një sërë përfitimesh që do të vërejmë nëse ndalojmë marrjen e tyre në baza ditore.
Megjithëse ‘premtimi’ kryesor pas pijeve energjike është se do të jeni plot energji, energjikë, të përqendruar dhe zgjuar, ato shpesh janë sinonim i sheqerit të lartë, kafeinës së tepërt (përfshirë guaranën) dhe vitaminave të shtuara B (zakonisht B12), të cilat nuk janë ideale për shëndetin tonë.
Më poshtë janë disa nga përmirësimet befasuese që do të ndjeni në trupin tuaj nëse hiqni dorë nga këto pije:
Më pak dhimbje koke
Edhe pse dhimbja e kokës mund të jetë më e keqe në ditët e para të ndërprerjes së këtyre pijeve, ato do t’ju shërbejnë mirë në planin afatgjatë, duke përfshirë ndoshta më pak dhimbje koke. Fondacioni Amerikan i Migrenës rekomandon që njerëzit me migrenë episodike dhe dhimbje koke ditore të kufizojnë ose shmangin krejtësisht kafeinën dhe se marrja e saj ditore mund të çojë në mbipërdorim të medikamenteve për kokëdhimbje.
Një studim i vitit 2020 në revistën Nutrients hulumtoi më tej lidhjen midis kafeinës dhe dhimbjes së kokës, duke vënë në dukje se dozat më të larta të kafeinës shkaktojnë dhimbje koke dhe se marrja më e lartë fillestare e kafeinës rrit gjasat për dhimbje koke pas ngrënies. Konsideroni të reduktoni gradualisht marrjen e tanishme të kafeinës nga pijet, veçanërisht pijet energjike, dhe jini në përputhje me sasinë që pini çdo ditë.
Përmirësimi në tretje
Pijet energjike dhe kafeina që ato përmbajnë mund të relaksojnë ose dobësojnë sfinkterin e poshtëm të ezofagut të traktit tretës, i cili më pas mund të shkaktojë refluks acidi dhe urth. Kufizimi i marrjes së pijeve energjike mund të rezultojë në kontroll më të mirë të sëmundjes së refluksit gastroezofageal, pasi zvogëlon gjasat e regurgitimit të acidit në fyt ose gojë.
Disa pacientë me sindromën e zorrës së irrituara mund të përfitojnë gjithashtu nga ndërprerja e pijeve energjike, sepse si sheqeri, ashtu edhe kafeina në pijet energjike, mund të ndryshojnë kohën e kalimit nëpër zorrë, gjë që mund të çojë në ngërçe, madje edhe diarre.
Reduktim i ankthit
Shoqata Amerikane e Psikologjisë e përcakton ankthin si një emocion të karakterizuar nga ndjenjat e tensionit, mendimet anksioze dhe ndryshimet trupore, si presioni i lartë i gjakut.
Pijet energjike, e veçanërisht kafeina e tyre, janë të lidhura me ankthin. Një studim i vitit 2014 nga Depression and Anxiety, zbuloi një lidhje të rëndësishme midis konsumit të pijeve energjike dhe ankthit te të rinjtë.
Rreziku i reduktuar i ritmeve jonormale të zemrës
Disa prova sugjerojnë rrahje më të larta anormale të zemrës me konsumimin e tepërt të kafeinës. Konsumi i kafesë me kafeinë u shoqërua me një rritje 54 për qind në kontraktimet e parakohshme ventrikulare (një lloj rrahjeje anormale të zemrës) në një analizë nga sesionet shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në vitin 2021.
Për më tepër, Journal of the American Heart Association publikoi një studim të vitit 2019 që arriti në përfundimin se konsumi akut i pijeve energjike me kafeinë zgjat ndjeshëm intervalin QT në krahasim me placebo. Intervalet më të gjata QT shoqërohen me aritmi dhe mund të jenë fajtorë për arrestin e papritur kardiak të lidhur me konsumimin e pijeve energjike.
Do të flini më mirë
Dhe ajo që ne ndoshta dimë, por jo më pak e rëndësishme, është se kafeina është një stimulues i njohur dhe se shumica e pijeve energjike mund të prishin gjumin tuaj. Rekomandohet të mbani marrjen totale të kafeinës nën 400 miligramë në ditë, megjithatë, nën 300 miligramë është edhe më ideale, ndërsa shifra duhet të reduktohet në nën 200 miligramë nëse jeni shtatzënë.
Një studim i vitit 2013 në Journal of Clinical Sleep Medicine arriti në përfundimin se konsumimi i kafeinës brenda gjashtë orëve para gjumit ka efekte të rëndësishme çrregulluese në gjumë dhe se kafeina lidhet me pagjumësinë. Është e arsyeshme të dyshohet se ulja e marrjes së kafeinës mund të përmirësojë kohëzgjatjen e gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje