Qytetarët e Republikës së Kosovës nga janari i vitit 2023, priten të paguajnë për qeset plastike, për arsye të parandalimit të ndotjes se mjedisit, ndërsa gradualisht do të largohen nga përdorimi.
Kështu ka thënë zëvendësministrja në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, derisa është ndalur edhe te problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset sa i përket vonesave për lëshimin e lejeve mjedisore.
Ajo ka deklaruar për KosovaPress, se përmes studimit të bërë nga ekspertë të jashtëm, kanë rezultuar në tri opsione për reduktimin apo ndalimin e qeseve plastike.
“Me ndihmën e GIZ-it kemi angazhuar ekspertë të jashtëm të cilët kanë bërë një studim, para disa ditësh e kemi pranuar studimin ku ekspertët e kanë vlerësuar bazuar në standardet në Kosovë, kanë vlerësuar gjithashtu komponentët sociale, ekonomike dhe ekologjike, ku kanë ardhur më një përfundim që kanë prezantuar tri opsione se si mund të shkohet deri te reduktimi apo deri te ndalimi i ndotjes nga plastika njëpërdorimshme, në këtë rast qeset.
Propozimi i parë ka qenë që në mënyrë vullnetare, qytetari mos me i marrë qeset në makete, opsioni i dytë ka qenë të vendoset një taksë, e cila do ta bënte qesen me pagesë, ndërsa opsioni i tretë ka qenë që të largohet fare prej përdorimit”, theksojë Çavdarbasha.
Çavdarbasha ka shtuar se duke pasur parasysh që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë larguar qeset e plastikës nga përdorimi, ata më përpara e kanë përdorur opsionin që fillimisht të bëhet qesja me pagesë, pastaj tranzicioni të bëhet gradualisht.
“Fillimisht prej janarit të vitit 2023 do të fillojnë qeset plastike të bëhen me pagesë dhe gradualisht të shikohet se si të ndalohet fare përdorimi i tyre në treg. Po presim që nga viti tjetër të legjitimohet, kjo do të bëhet bazuar në udhëzimin administrativ, i cili do të fillojë shumë shpejt të draftohet dhe të miratohet në Qeveri”, vijojë Çavdarbasha.
Zëvendësministrja gjithashtu ka shtuar që studimi është bërë duke përfshirë edhe qytetarët, ku shpreson se do të pritet me pozitivitet, pasi është edhe veprim praktik.
Ajo tha se propozimi për çmimin e qeseve është bërë me standardin e jetesës në Kosovë, ku qesja pritet të jetë 5 deri 10 cent.
“Bazuar në standardin e jetesës në Kosovë, janë propozuar disa opsione për çmimin e qeseve, mirëpo akoma nuk është marrë ndonjë vendim final. Bazuar në studim, diku 5 cent deri në 10 cent ka qenë e propozuar që të bëhet pagesa për qeset plastike”, ka thënë zëvendësministrja.
Çavdarbasha ka propozuar si opsion qeset nga materiali që janë të ripërdorshme në mënyrë të parandalohen ato të plastikës.
“Jo domosdoshmërish është qesja plastike, ajo që është opsioni që mund të përdorin, andaj mund të këtë edhe opsione të tjera siç është këto qeset e materialit të cilat janë të ripërdorshme dhe nuk kanë nevojë ndoshta fare të blejnë qese të plastike por të marrinë atë qesen e biodegradueshme kudo që shkojnë nëpër markete”, tha ajo.
Ndërkohë, ajo ka folur edhe për vonesat e mëdha për lëshimin e lejeve mjedisore. Për këtë çështje, patën reaguar bizneset, të cilat patën thënë se po marrin dënime nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, por edhe po detyrohen të ndalin punën dhe të largojnë punëtorët.
Sipas Çavdarbasha, në këtë ministri ka mungesë të zyrtarëve të cilët punojnë në këtë departament.
“Faktikisht, ministria varësisht prej madhësisë së lëndëve të cilat janë, sepse në ministri ka shumë kërkesa që vinë për leje ujore dhe leje mjedisore, andaj duke pasur parasysh edhe numrin e zyrtarëve të cilët punojnë në departament, i cili është shumë i vogël dhe për trajtimin e një kërkesë nevojitet kohë shumë e madhe, nuk është që ne nuk po i lëshojmë lejet apo po bëjmë ndonjë kualifikim të biznesit, mirëpo është për arsye se ka shumë lëndë të cilat vijnë në ministri dhe duhet një kujdes i shtuar për t’i trajtuar”, ka thënë Çavdarbasha.
Ndryshe, nga data 1 qershor, Shqipëria ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.
Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka vlerësuar se është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve.
Në Itali është paraparë gjobë nga 2500 euro në 25 mijë euro për të gjithë ata pronarë biznesesh që tregtojnë produkte ushqimore e jo ushqimore tek klientët me qese plastike jo të biodegradueshme. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore
Vrasja e Martin Canit, prokuroria mbyll hetimet dhe çon për gjykim Mario Përlleshajn
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht