LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Austri falënderon homologun Sobotka për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës  

Konjufca në Austri falënderon homologun Sobotka për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës  

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet për vizitë në Austri, ndërsa në takimin me homologun Wolfgang Sobotka ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën ndaj shtetit të Kosovës në të gjitha proceset.

Konjufca në një postim në Facebook shkruan se do të forcohen edhe më tej marrëdhëniet Kosovë-Austri.

“Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim z.Wolfgang Sobotka.


Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë.

Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, shkruan kreu i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca shkruan se nevojitet forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

“Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori