LAJMI I FUNDIT:

Pasaportë diplomatike për Valdrin Sahitin, reagon zyra e presidentes Osmani: Nuk i kemi lëshuar asnjëherë askujt

Pasaportë diplomatike për Valdrin Sahitin, reagon zyra e presidentes Osmani: Nuk i kemi lëshuar asnjëherë askujt
Foto: Screenshot/Instagram

Këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, ai thotë se Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt, duke demantuar lajmet se kreatori Valdrin Sahiti është pajisur me një të tillë prej saj.


“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, ka thënë Kupina.

“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, thekson më tej ai.

Valdrin Sahiti rezulton i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës?
Lexo po ashtu Valdrin Sahiti rezulton i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Kosovës?

Kjo vjen si rezultat i një liste që u shpërnda javë më parë nga mediat, ku shihej se Sahiti posedon pasaportën diplomatike të shtetit që nga viti 2020.

Valdrin Sahiti (Foto: Instagram)

I njëjti përndryshe është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj.

Lidhur me çështjen, deri më tani nuk është bërë akoma ndonjë reagim nga vet dizajneri i njohur. /Telegrafi/

Valdrin Sahiti (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori