LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi turk që vdiq nga rrufeja kishte ardhur në Rahovec për të punuar

Shtetasi turk që vdiq nga rrufeja kishte ardhur në Rahovec për të punuar

Një shtetas turk ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Zatriq të Rahovecit. I ndjeri derisa ishte duke punuar është goditur nga rrufeja, e cila lëndoi një person tjetër që është jashtë rrezikut për jetë.

Nga Turqia kishte ardhur në Kosovë, pasi kishte gjetur një vend pune në gurëthyesin “Rubini Corp” në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Si zakonisht, 34-vjeçari kishte dalë edhe të hënën në vend punishte për t’i kryer punët e përditshme.


Por shkaku i stuhisë, shtetasi turk humbi jetën tragjikisht.

Me të marrë vesh për ngjarjen e ndodhur, Drejtori i Kompanisë “Rubini Corp”, Alben Pllava ishte nisur për vendin e ngjarjes.

“Në kohën e ndodhjes së rastit nuk kam qenë në vendpunishte. Jam informuar nga kryepunëtori dhe me shpejtësi kam marrë makinën dhe jam nisur për aty. Me të mbërritur e kam pa njërin nga punëtorët të cilin me shpejtësi e kemi futur në makinë dhe e kam dërguar në QKMF Malishevë dhe prej aty jemi nisur për QKUK. Rrugës kam kuptuar që punëtori tjetër me ambulancë është duke u dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë Pllava.

Mirëpo, sipas mjekut të Spitalit të Prizrenit, Afrim Jahi, viktima kishte ardhur pa shenja jete në Emergjencë.

“Dje rreth orës 16 e 30 minuta, e kanë pru një pacientë në Qendrën Emergjente, pacienti në pranim ka qenë pa shenja jete, do të thotë pa puls, pa tension, pa frymëmarrje… Vdekja është konfirmuuar rreth orës 16 e 50 minuta. kjo ka ndodhur si pasojë e një goditje nga rryma, domethënë nga rrufeja, në raport kemi vërejt që është shënuar një shenjë e goditjes në kokë nga ana e djathtë”, ka thënë Jahi.

Ndërsa, sipas Alben Pllavës, pacienti i lënduar është liruar nga QKUK-ja dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sa i përket punëtorit tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në gjendje të mirë dhe stabile nga QKUK”, ka thënë Pllava.

Policia për këtë rast ka thënë se është duke u hetuar.

“Me të ndodhur rasti në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rast tragjik si pasojë e motit të keq të hënën kishte ndodhur edhe në Prishtinë.

Si pasojë e erërave të forta, rrëzimi i një lisi në kryeqytet mori jetën një 30-vjeçari, derisa lëndoi një tjetër grua./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori