Dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë ditës së hënë në Kosovë, si pasojë e motit të ligë.
Rrëzimi i një lisi në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë ia mori jetën një 30-vjeçari nga Podujeva, ndërsa la me lëndime serioze një 30-vjeçare.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij incidenti, njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën”.
“Ndërsa, e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar, Ejup Govori tha se 30-vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme.
“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”, tha ai.
Govori shtoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës.
Moti i ligë u bë shkaktar edhe për një vdekje tjetër në Kosovë.
Në fshatin Zatriq në Rahovec dy persona u goditën nga rrufeja të hënën, njëri nga ta vdiq, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se viktima 34-vjeçar dhe i lënduari 28-vjeçar, janë shtetas turk, dhe në momentin kur janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke punuar.
“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes”.
“Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtinë”, deklaroi Elezaj.
Sipas mjekut kujdestar në QKUK, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, sipas të cilit është iniciuar rasti Hetim i Vdekjes”, shtoi Elezaj.
Ndryshe, dita e hënë është karakterizuar me stuhi dhe rrebeshe të shiut, në pjesë të ndryshme të vendit.
“Meteo Kosova”, ka njoftuar se mbi 4,000 shkarkesa rrufesh të regjistruara deri më tani, kanë ndodhur mbi territorin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak