Kurkuma mrekullibërëse: Vetitë shëruese të shafranit të Indisë dhe kurimi i sëmundjeve të ndryshme
Hulumtimet shkencore në vitet e fundit vetëm i konfirmuan vetitë pozitive dhe vërtetuan se kurkuma është mrekulli e vërtetë e natyrës
Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110
Shafrani i Indisë është një ekstrakt i marrë nga rizoma e shafranit të Indisë (Curcuma longa L.), një bimë nga familja e xhenxhefilit.
Prejardhjen e ka nga India Jugperëndimore. Që në kohën e Ajurvedës (viti 1900 para erës sonë) kurkuma u karakterizua me veti të shumta shëruese për shumë sëmundje.
Përbërësi më i rëndësishëm është kurkumina, e cila njihet si një nga antioksidantët më të fortë në natyrë. Ka në përmbajtje vlera të shumta ushqyese, si mangani, hekuri, vitamina B6, bakri, kaliumi dhe fibrat. Vlera energjetike për 100 g është 354 kcal/1481 kj, nga e cila përmban 65 për qind karbohidrate, 8 për qind proteina dhe 10 për qind yndyrë.
Është vetëm një tjetër nga bimët e shumta mjekësore, siç dëshmohet nga mijëra e mijëra studime të publikuara.
Shafrani i Indisë ka mbi 600 përfitime potenciale shëndetësore. Konsumohet në vendet e origjinës për qëllime të ndryshme – si erëz, si ngjyrë ushqimore dhe në mjekësinë popullore për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Përbërësit kryesorë të rrënjës së shafranit të Indisë janë flavonoidet, kurkuminoidet dhe vaji esencial. Këta përbërës mendohet se kanë një rol mbrojtës për shkak të veprimit të tyre insekticid.
Tri bashkimet kryesore në grupin e kurkuminoideve janë: kurkumina, demetoksikurkumina dhe bisdemetoksikurkumina. Raporti i këtyre kurkuminoideve ndryshon në varësi të origjinës gjeografike dhe varieteteve të bimës. Kurkumina është mbizotëruese (50-70%), ndërsa sasia e dy kurkuminoideve të tjera mund të ndryshojë ndjeshëm.
Kurkuminoidet janë përgjegjës për ngjyrën e verdhë të shafranit të Indisë si dhe për ngjyrën e verdhë të kërrit.
Përveç përdorimit si erëz dhe si pigment për ushqim me shekuj, shafrani i Indisë është edhe më i njohur për vetitë e tij shëruese në mjekësinë tradicionale indiane dhe kineze. Është përdorur për problemet e stomakut, kryesisht për dispepsi pas një vakti me yndyrë.
Vetitë kuruese shpjegohen me faktin se shija pikante e kësaj bime vret mikrobet dhe parazitët, shkatërron depozitat e yndyrës, toksinat, stimulon qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin e plotë. Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.
Është një qetësues natyral dhe frenues i enzimës COX-2 (ciklooksigenazës). Mund të ndihmojë në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë.
Eekti i tij antioksidues gjithashtu ndihmon në detoksifikimin dhe mbrojtjen e mëlçisë, parandalon cirrozën. Stimulon prodhimin e biliare në mëlçi dhe stimulon ekskretimin e tyre përmes fshikëzës së tëmthit.
Është përdorur gjatë kohë në mjekësinë kineze për trajtimin e depresionit.
Kurkuma është më efektive se shumë barnat konvencionale anti-inflamatore. Ai bllokon me sukses NF-κB, një molekulë që udhëton në bërthamën e qelizës dhe besohet se luan një rol të rëndësishëm në një sërë inflamacionesh kronike. Sekreti është në substancën bioaktive që lufton inflamacionin në nivel molekulash.
Kurkuma, një substancë e izoluar nga shafrani i Indisë, është shënuar si një aditiv ushqimor me shenjën E100. Roli i tij është të mbrojë produktet ushqimore nga dielli. Në kombinim me E160b, kurkumina përdoret në ngjyrosjen e djathit, kosit, sallatave, gjalpit dhe margarinës. Përdoret gjithashtu për t’i dhënë ngjyrë të verdhë mustardave të përgatitura, pulës së konservuar dhe ushqimeve tjera më të lira.
Kurkuma duhet të kombinohet me pak yndyrë ose me piper në mënyrë që të përthithet më mirë nga aparati tretës.
Përfitimet shëndetësore
Rrit imunitetin
Agjentët antibakterialë, antiviralë dhe antifungalë ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Një sistem i fortë imunitar zvogëlon mundësinë e të prekurit nga ftohjet, gripi apo kollitja. Nëse ju merrni një të ftohur, kollë apo grip, ju mund të ndjeheni më mirë nëse përzieni një lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë në një gotë qumësht të ngrohtë dhe e pini atë një herë në ditë.
Mban nën kontroll diabetin
Shafrani i Indisë ul ndjeshëm rezistencën ndaj insulinës dhe parandalon diabetin e tipit 2. Para përdorimit të shafranit të Indisë duhet të konsultoheni me një mjek, pasi përdorimi i disa barnave të forta në kombinim me shafranin e Indisë mund të çojë në ulje të sheqerit në gjak ose hipoglicemi.
Kurkuma dhe artriti
Është treguar veçanërisht e dobishme në trajtimin e reumatizmit, dhimbjeve të kyçeve, kockave dhe indeve të buta. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, zbut inflamacionin, ngurtësimin e kyçeve dhe muskujve, zvogëlon ënjtjen dhe rrit aftësitë motorike dhe lëvizshmërinë. Studimet që përfshijnë njerëz me artrit reumatoid kanë treguar se kurkumina në të gjitha kombinimet është më efektive se mjekimi i rregullt.
Parandalon sëmundjet e zemrës
Duke pastruar enët e gjakut, kurkumina largon depozitat e yndyrës nga enët e gjakut, përshpejton qarkullimin dhe redukton ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjen në tru. Parandalon sëmundjet e zemrës duke përmirësuar funksionin e endotelit. Dihet se mosfunksionimi i endotelit është udhërrëfyesi kryesor për sëmundjet e zemrës dhe se parandalon rregullimin e presionit të gjakut dhe mpiksjen e gjakut.
Mund të luftojë kancerin
Ky përbërës i fuqishëm mund të ndalojë zhvillimin e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe kancerin e stomakut. Gjithashtu është zbuluar se shafrani i Indisë lufton me sukses leukeminë, kancerin e pankreasit, zorrëve, palcës së eshtrave dhe prostatës.
Kurkuma dhe problemet me tretjen
Për shkak të përbërjes specifike kimike dhe fibrave, shafrani i Indisë është i pasur me të, qetëson ndjeshëm inflamacionin e zorrës së trashë dhe përdoret si ilaç natyral për kolitin ulceroz, sëmundjen e Crohn dhe sindromën e zorrës së irrituar. Mund të përdoret për problemet e stomakut. Për shkak të përbërjes së tij specifike, nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me fshikëzën e tëmthit.
Kurkuma dhe shëndeti i trurit
Trajtimi i sëmundjes së Alzheimerit me kurkumë mund të prodhojë efekte mbrojtëse, duke ndihmuar në bllokimin e formimit të pllakave amyloide dhe zvogëlimin e prodhimit të substancave inflamatore.
Kujdes: Marrja në formë suplementi duhet evituar në raste kur merrni hollues gjaku. Poashtu, nuk duhet të përdoret nga ata që kanë gurë në tëmth. Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje