LAJMI I FUNDIT:

Dakordësi për zgjedhjen e Presidentin e ri të Shqipërisë, opozita ka të drejtë për propozimin e kandidatit deri në raundin e tretë

Dakordësi për zgjedhjen e Presidentin e ri të Shqipërisë, opozita ka të drejtë për propozimin e kandidatit deri në raundin e tretë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord me kriteret e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë dhe i ka lënë opozitës të drejtën e propozimit të një emri konkret deri në raundin e tretë të votimit në parlament.

Kujtojmë se raundi i parë i votimit të presidentit u dogj pasi palët nuk ranë dakord për një emër konkret, ndërkohë që raundi i dytë pritet të mbahet në 23 maj.


Pas diskutimeve sot nga krerët e grupeve në fund u pranua propozimi i opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete.

PS thirrje opozitës: Sillni propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë
Lexo po ashtu PS thirrje opozitës: Sillni propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës.

“Sillni propozime. Deri në raundin e tretë keni të drejtën e propozime. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Sillni propozimet, bëjeni si ta doni. Nëse doni të konsultoni për emrin me ne na thoni. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë”, tha Balla.

Alibeaj paralajmëroi se nëse shkelet një nga pikat e dokumentit të opozitës marrëveshja prishet.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori