LAJMI I FUNDIT:

Sarrazin: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sarrazin: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka konfirmuar se Gjermania do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Sarrazin në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën në çdo rrugëtim drejt integrimit evropian.


“Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, deklaroi Sarrazin.

Emisari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën
Lexo po ashtu Emisari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën

Tutje, ai tha se Kosova është vendi i tij i preferuar në Ballkanin Perëndimor.

Madje, shtoi se ndoshta do të zgjedhte Kosovën nëse do të jetonte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shakaja ime e zakonshme që po e bëj është se në secilin vend që po shkoj po them se ai vend është i preferuari nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por disa njerëz thonë se është Kosova dhe kjo mund të jetë e vërtetë”, u shpreh Sarrazin.

“Herën e parë që erdha në Kosovë ishte në vitin 2016 ose 2017 dhe kisha dëgjuar disa storie negative për Kosovën në Gjermani dhe kur erdha këtu që nga momenti i parë u ndjeva mirë dhe kjo është më e mira që mund të ndodhë kur vjen në një vend dhe të pëlqen të jesh aty. Në fakt, nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor ndoshta do të zgjedhja Kosovën ose njërën nga pesë vendet e tjera”.

Emisari Manuel Sarrazin dhe kryediplomatja Donika Gërvalla, në konferencë për media

Ndërsa, kryediplomatja Gërvalla tha gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për sfidat e rajonit dhe gjendjen gjeopolitike në botë.

Sipas saj, qeveria e re gjermane ka ripërsëritur se pozicioni gjerman do të jetë më aktiv lidhur me sfidat rajonale në Ballkanin Perëdimor.

“Biseduam për një orë për shumë tema të cilat lidhin Gjermaninë dhe Kosovën. Shumë prej temave dhe sfidave të rajonit dhe gjendjes së përgjithshme gjeopolitike në botë. Jemi mirënjohës për përkrahjen e të gjitha qeverive gjermane ndaj Kosovës. Edhe qeveria e re ka ripërsëritur se pozicioni gjerman do të jetë më aktiv lidhur me sfidat rajonale në Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit dhe Tregu i Përbashkët Rajonal janë shumë të rëndësishëm për integrimet evropiane”, u shpreh Gërvalla. /Telegrafi/

Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori