LAJMI I FUNDIT:

Shumica e shqiptarëve të papërfaqësuar në parlament

Shumica e shqiptarëve të papërfaqësuar në parlament

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58 për qind) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament. Ndërkohë që vetëm një në katër shqiptarë (28.4 për qind) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament, sipas një anketimi.

Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37.6 për qind) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djathtë (31.7 për qind) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flasë në kuvend.


Akoma më shumë shqiptarë (65.5 për qind) nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson. Vetëm 16.6 për qind e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23.7 për qind) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori