Sot (e enjte) Mbretëresha Elizabeth II feston ditëlindjen e 96-të në Sandringham. Një fotografi është publikuar për të shënuar ditëlindjen, ku shfaqet mbretëresha me dy poni dhe reflekton interesin e saj të përjetshëm për kuajt.
Ajo është monarkja më jetëgjatë e Britanisë.
Monarkja e 63-të e Britanisë, feston 96-vjetorin e lindjes, megjithëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i vendosjes së saj në fron.
Ndërsa Mbretëresha gëzon disa privilegje që vijnë nga të qenit mbretërore, ka disa përfitime të tjera unike dhe befasuese që gëzon duke qenë monarkja në pushtet.
Ja disa nga privilegjet e veçanta që i gëzon vetëm Mbretëresha:
Mbretëresha nuk ka nevojë për patentë për të vozitur
Tingëllon çmenduri, por Mbretëresha e Anglisë është personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndoshta në të gjithë botën që mund të drejtojë ligjërisht pa patentë. Asaj nuk i duhen as targa.
Nuk i duhet pasaportë
Kjo për shkak se të gjitha pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar lëshohen në emër të mbretëreshës. Megjithatë, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk mund ta gëzojnë këtë privilegj.
Feston dy ditëlindje
Ditëlindja e saj zyrtare është më 21 prill dhe e dyta festohet të shtunën e dytë të qershorit si ditëlindja e saj “zyrtare” mbretërore.
Ka bankomatin e saj
E siguruar nga Coutts (një nga bankat më ekskluzive të Britanisë), bankomati është instaluar në bodrumin e Pallatit Buckingham. Ky është një përfitim që mund të gëzojnë edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Zotëron të gjitha mjellmat në lumin Thames
Çfarë do të thotë kjo? Të gjitha mjellmat e pashënuara në ujë të hapur i përkasin Mbretëreshës. Megjithatë, madhëria e saj “ushtron pronësinë e saj” vetëm “në zona të caktuara të Thames dhe degëve të saj përreth”, sipas faqes zyrtare të Familjes Mbretërore.
Asnjë projektligj nuk mund të miratohet për të formuar një ligj pa pëlqimin e saj
Pëlqimi i Mbretëreshës është i një rëndësie të madhe. Është e nevojshme që çdo projektligj të kthehet në një ligj aktual. Pasi një ligj i propozuar është miratuar në të dy dhomat e Parlamentit, ai merr rrugën për në Pallat për miratim, i cili quhet “Pëlqimi Mbretëror”.
Mund të tërhiqet nga pagesa e taksave
Megjithatë, ajo nuk e bën. Ajo filloi të paguante vullnetarisht pjesën e saj në vitin 1992.
Mbretëresha ka fuqinë VETO për çdo këshillë/mendim ministror
Mbretëresha mund të ushtrojë pushtetin e saj nëse dhe kur ndodh ndonjë “krizë e rëndë kushtetuese”.
Nuk mund të arrestohet kurrë
Mbretëresha nuk mund të arrestohet kurrë pasi gëzon imunitet sovran. Kjo do të thotë, ajo është e mbrojtur për tërë jetën.
Ajo ka fuqinë për të shkarkuar të gjithë Qeverinë Australiane
Në thelb, Kryeministri i Australisë emërohet nga Guvernatori i Përgjithshëm. Mbretëresha mund të udhëzojë përfaqësuesin e saj të emërojë një kryeministër të ri në çdo kohë. Ajo mund të emërojë gjithashtu një Guvernator të Përgjithshëm të ri, nëse ai nuk respekton.
Vendos kodin mbretëror të veshjes
Nga veshja e pantallonave të ngushta deri te mos veshur kurrë e një veshje tërësisht të zezë (ato janë rreptësisht të rezervuara për ditë zie), ka shumë rregulla të modës për familjen. Ajo ka fjalën e fundit për çështje të tilla, dhe disa nga udhëzimet bazohen në preferencat e saj personale.
Paraqitet pa mbiemër
Mbretëresha Elizabeth u rrit me mbiemrin e shtëpisë së saj familjare, Windsor. Por kur trashëgoi fronin, ajo la pas emrin e saj të mëparshëm dhe mori emrin Elizabeth Regina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?