Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është e obliguar që në mënyrë të padiskutueshme ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e pezullon ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, thotë avokati Faton Fetahu.
Fetahu është angazhuar nga Partia Demokratike e Kosovës – subjekt opozitar – për të ngritur padi kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.
ZRRE-ja, në vazhdën e krizës globale energjetike, ka miratuar faturat e reja me rritje më 8 shkurt dhe, që nga ajo kohë, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.
Sipas PDK-së, ky shtrenjtim i dëmton qytetarët. Dhe, dy muaj më vonë, më 9 prill, Gjykata Themelore e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së, duke thënë se propozimi për pezullim “ka qenë i bazuar”.
Procesi gjyqësor për padinë e ushtruar nga PDK-ja vazhdon, por deri në vendimin përfundimtar, gjykata ka thënë se faturat me rritje duhet të pezullohen.
Sipas Fetahut, nëse ZRRE-ja nuk e zbaton vendimin e gjykatës për pezullim, ajo do të bëjë shkelje ligjore.
“ZRRE-ja duhet menjëherë, nga dita e pranimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ta zbatojë të njëjtin. Dhe, pavarësisht se a do të bëjë ankesë apo jo, zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm, sepse është vendim gjyqësor. Moszbatimi i tij përbën edhe vepër penale”, thotë Fetahu.
Ngjashëm vlerëson edhe avokati tjetër, Fatos Zeqiri. Sipas tij, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i plotfuqishëm dhe duhet të zbatohet nga ZRRE-ja.
Ai thotë se një gjë e tillë parashihet edhe në Ligjin për procedurën kontestimore, ku thuhet se vendimi për masën e sigurisë, në këtë rast vendimi për pezullim, “është i ekzekutueshëm dhe është i përmbarueshëm, ashtu siç parashihet me Ligjin për procedurën përmbarimore”.
“ZRRE-ja, që nga momenti i pranimit të vendimit të Gjykatës Themelore, duhet t’i pezullojë tarifat e përcaktuara me vendimin e saj dhe t’i faturojë qytetarët me tarifat që kanë qenë në fuqi para nxjerrjes së vendimit”, thotë Zeqiri.
Por, në ZRRE thonë se nuk do ta zbatojnë vendimin dhe se do të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Përderisa kjo çështje, pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për konfliktet administrative, ku përcaktohet se: Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohen atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”, thuhet në një deklaratë të ZRRE-së.
Aty, po ashtu, thuhet se ZRRE-ja nuk e ka pranuar ende vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
A do të rimbursohen qytetarët?
Visar Azemi, nga iniciativa rajonale “Balkan Green Foundation”, e cila synon promovimin e zhvillimit të energjisë, thotë se, nëse Gjykata e Apelit vendos njëjtë sikurse Gjykata Themelore në Prishtinë, atëherë do të duhej që faturat e paguara me çmime të shtrenjta, t’iu rimbursohen qytetarëve në forma të ndryshme”.
Tarifat e reja, të miratuara nga ZRRE-ja, kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.
Siç është njoftuar, rreth 20 për qind e konsumatorëve në Kosovë konsumojnë më shumë se 800 kilovatë rrymë në muaj dhe, rrjedhimisht, paguajnë më shtrenjtë.
Gjatë tarifave të shtrenjta, ata paguajnë 12.5 centë për kilovat, ndërsa gjatëtarifave të ulëta 5.9 centë.
Për ata që nuk konsumojnë më shumë se 800 kilovatë, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar; pra, ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.
Tarifa e lirë e energjisë elektrike në Kosovë vlen nga 1 tetori deri më 31 mars, nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit.
ZRRE-ja ka marrë vendimin për shtrenjtim të rrymës pas rritjes së çmimeve të gazit në nivel botëror.
Marrë parasysh faktin se Kosova nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike, ajo është detyruar të importojë rrymë me çmime më të shtrenjta dhe kjo është reflektuar pastaj edhe në faturat e reja për qytetarët. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze