LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i mituri në Prizren, detyronte një person t’i jepte para

Arrestohet i mituri në Prizren, detyronte një person t’i jepte para
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti detyronte një person t’i jepte para.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 15:30 në Prizren.


“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi, viktimën mashkull kosovar e kishte detyruar që t’i jap të holla”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/