Nga: Thomas Mann
Fakti që arrita të bëhem ithtar i demokracisë është rezultat i bindjeve që, nuk e pata të lehtë t’i përvehtësoja, madje që fillimisht ishin të huaja për mua ngase isha rritur dhe edukuar me traditat shpirtërore të filistinizmit gjerman.
Por, formova bindjen se politika, socialja, janë pjesë përbërëse dhe e pandashme e Njerëzores; se intelekti ynë duhet t’i përfshijë ato tek problemi unik i humanizmit, sepse, përndryshe, nëse do të shpërfillnim elementin politik, social, të pandashëm prej humanizmit, mund të na shfaqej një humnerë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse për kulturën.
Mos vallë duket e çuditshme kur them se thjesht e barazoj demokracinë me politikën, duke e përcaktuar demokracinë, si aspektin politik të Shpirtërores, si gatishmëri të Frymës ndaj politikes?
Njëzet vjet më parë, në librin voluminoz Meditimet e një apolitiku, që më kushtoi përpjekje aq të mundimshme, i dhashë këtij përcaktimi një theks polemik mohues. Në emër të kulturës e madje të lirisë iu kundërvura me të gjitha forcat asaj që e quajta demokraci, duke pasur parasysh me këtë politizimin e jetës shpirtërore.
Sipas botëvështrimit tim të asaj kohe, koncepti liri do të thoshte liri etike, ndërsa për bashkëlidhjen e saj me lirinë qytetare pothuaj nuk dija dhe nuk doja të dija asgjë. Por, vetënjohja, nëse i kushtohesh asaj me seriozitet të mjaftueshëm, përfaqëson, në shumicën e rasteve, hapin e parë drejt rilindjes së brendshme.
Kuptova se njeriu, duke njohur veten, nuk mbetet kurrë plotësisht sikundër qe më parë. Vetë ai libër, me synimin e tij të spikatur për të folur njëherësh për të gjitha, ishte shprehje e krizës, pjellë e rrethanave të reja të krijuara nga ngjarjet e jashtme katastrofike.
Problemi i Njeriut, problemi i humanizmit ngrihej përpara vështrimit shpirtëror të brezit tonë me tërë ndërlikimin e tij dhe me një ngutshmëri të paparë deri atëherë. U bë e qartë se jetën shpirtërore nuk mund ta ndajë si me sëpatë nga politika; se mendimi që mund të krijohen vlera kulturore duke ruajtur apolitizmin përfaqëson lajthitjen e ideologjisë borgjeze gjermane; se kultura do të vihej përballë një rreziku kolosal sikur asaj t’i mungonte instinkti dhe vullneti politik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit