LAJMI I FUNDIT:

Ovacione për Ukrainën, Zelensky mban një fjalim emocionues nga Kiev derisa iu drejtua një sesioni të posaçëm të Parlamentit Evropian

Ovacione për Ukrainën, Zelensky mban një fjalim emocionues nga Kiev derisa iu drejtua një sesioni të posaçëm të Parlamentit Evropian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur një fjalim emocionues para eurodeputetëve nga Kiev duke bërë thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Dhe kur u tha se ai do të merrte fjalën përmes një video-lidhjeje, pati ovacione për Ukrainën në Parlamentin e BE-së ndërsa eurodeputetët mbanin bluza me flamurin ukrainas, ndërsa të tjerët mbanin në duar tabela ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.


“Ne po luftojmë për të drejtat tona, për liritë tona dhe tani po luftojmë për mbijetesë”, tha Zelenskyy para eurodeputetëve, përcjell Telegrafi.

Shumë diplomatë u larguan kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Lexo po ashtu Shumë diplomatë u larguan kur ministri i Jashtëm i Rusisë iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

“Ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës”.

“Dëshmojeni se jeni me ne. Dëshmojeni se nuk do të na lini. Dëshmojeni se jeni vërtet evropianë. Dhe pastaj, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Lavdi Ukrainës”.

Eurodeputetët janë mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Gjatë debatit, eurodeputetët do të votojnë për një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ata gjithashtu do të votojnë një rezolutë për të lëvizur drejt dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori