LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse “Shkoni në…” janë gjallë?

Mbrojtësit e një ishulli në Ukrainë, të cilët i thanë marinës ruse “Shkoni në…” janë gjallë?

Ushtarët ukrainas që u raportua se ishin vrarë gjatë mbrojtjes së një ishulli, tanimë thuhet se janë gjallë.

Kështu së paku pretendon Illia Ponomarenko, reporter i mbrojtjes për The Kyiv Independent, i cili shkroi në Twitter: “Është zyrtare. Detarët e ‘Ishullit të Gjarpërinjve’ janë gjallë, konfirmon Navy”.

“Ata u kapën robër nga Rusia”, shkruan më tej ai, përcjell Telegrafi.


Lajmi vjen pasi një video u shfaq në të cilën dëgjohej një bisedë audio që u zhvillua midis një luftanijeje ruse dhe rojeve kufitare në ishullin Snake, i cili ndodhet në Detin e Zi rreth 30 milje larg skajit jugor të kontinentit ukrainas.

Rusët i dërgojnë ultimatum për dorëzim, ushtarët ukrainas të prerë: Shkoni në...
Lexo po ashtu Rusët i dërgojnë ultimatum për dorëzim, ushtarët ukrainas të prerë: Shkoni në...

Në klip, një zë dëgjohej duke thënë në radio: “Kjo është një anije luftarake ruse. Unë ju propozoj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme”.

“Përndryshe do të bombardoheni”, thuhej më tej.

Ndërkohë në anën tjetër, mund të dëgjoheshin zëra që diskutonin përgjigjen e tyre, përpara se të thoshin: “Kjo është ajo”.

Ukrainasit më pas u përgjigjen: “Shkoni në…”. /Telegrafi/