LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Shtetëror i Cilësisë plotëson rekomandimin e fundit të ENQA-s

Këshilli Shtetëror i Cilësisë plotëson rekomandimin e fundit të ENQA-s

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit dhe procedurat pasakredituese.

Pas një pune dyvjeçare ku kanë qenë të përfshirë të gjithë akterët e arsimit të lartë në Kosovë, KShC ka aprovuar Metodologjinë e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, duke plotësuar kështu edhe rekomandimin e fundit të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Sipas njoftimit, metodologjia e miratuar plotëson Standardin 2.3 të Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG) i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pasakredituese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.


Tutje theksohet se monitorimi është proces formal i kryer nga AKA përmes së cilit vlerësohet se institucioni i arsimit të lartë mirëmban dhe vazhdon të plotësojë, rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm dhe kushtet e dhëna të akreditimit si dhe zbaton standardet e Manualit të Akreditimit.

Ndërsa “Procedura pasakredituese” është proces i cili kufizohen në verifikimin e kushteve të akreditimit dhe konfirmimin e shkallës së përmbushjes së rekomandimeve nga AKA dhe zotimeve nga IAL dhe jo në rivlerësimin e standardeve të Manualit të Akreditimit.

Miratimi i Metodologjisë së Monitorimit është bërë me përkrahjen e Projektit QAINT dhe me financimin nga Agjencia ADA të Austrisë. Ky dokument ishte rekomandimi i fundit që Komisioni Evropian kishte bërë ndaj AKA-së.

Në mbledhjen e sotme të KShC-së është diskutuar për zbatimin e Planit dinamik të këtij institucioni dhe është konstatuar se të gjitha aktivitetet e parapara tashmë janë zbatuar në afatin e përcaktuar.

Konform legjislacionit në fuqi, KShC ka shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.

Në këtë mbledhje është caktuar edhe dinamika e aktiviteteve për rishikimin e standardeve të reja në nivelin bachelor dhe master.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori