LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja pse Dementor u largua nga XTEAM

Mësohet arsyeja pse Dementor u largua nga XTEAM

Më pak se një muaj pas krijimit, nga super-ekipi i Kosovës është larguar kapiteni i tyre Arbnor “Dementor” Pacolli.

Krijimi i këtij ekipi u prit mjaftë mirë nga të gjithë adhuruesit e CS:GO në vendin tonë, por edhe pse me një përkrahje të madhe siç duket Arbnori nuk arriti një gjuhë të përbashkët me stafin e ekipit.


Edhe pse me rezultate mjaft të mira qysh në fillim, duke arritur që të mbanin një rekord prej gjashtë fitore dhe asnjë humbje në ligën “ESEA MAIN”.

Të gjitha lajmet nga eSports
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga eSports

Këtë e ka konfirmuar vetë 22-vjeçari përmes një postimi në Twitter, duke theksuar se nuk kanë arritur që të bëjnë një marrëveshje për kontratën e tij.

“Kam vendosur që të largohem nga ekipi XTEAM, pas një muaji, pasi që nuk arritëm të kishim një marrëveshje për kontratën, kam qenë tejet entuziast për të qenë pjesë e këtij projekti. Tani e tutje do të jem një agjent i lirë, dhe do të kërkojë për një shtëpi të re”, shkroi Dementor duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

XTEAM ende nuk ka njoftuar se kush do ta zë vendin e Dementor, por sipas rosterit të tyre në “ESEA”, duket se zëvendësuesi do të jetë Atif “gejmzilla” Mustafa që do të marrë rolin e kapitenit të ekipit.

Kjo pritet të jetë përbërja e re e ekipit XTEAM

– Arlind “deb0” Sadiku
– Arbnor “Arbnorz” Sadiku
– Qëndrim “v1w” Hajrizi
– Serdar “cerber” Mahmuti
– Atif “gejmzilla” Mustafa
– Fatlum “Gose” Abrashi (Trajner). /Telegrafi/