LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Nuk jemi në presion, do të japim gjithçka nga vetja

Batatina: Nuk jemi në presion, do të japim gjithçka nga vetja

Drita dhe Llapi do ta zhvillojnë derbin e javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat bardhekaltër janë në garë për titullin e kampionit, me Dritën që zë vendin e parë me 37 pikë dhe Llapi që ndodhet e katërta me pesë pikë më pak.


Llapjanët nuk kanë arritur të fitojnë ndaj Dritës që nëntë ndeshje, teksa synojnë që të shtunën ta thyejnë këtë tabu ndaj gjilanasve.

Fitorja e fundit e Llapit ndaj Dritës ka qenë në prillin e vitit 2019 me rezultat 1-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur në konferencë për shtyp para kësaj përballje, duke thënë se janë përgatitur maksimalisht.

“Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë. Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht dhe do ta bëjmë maksimumin”.
“Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajit dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja”, u shpreh Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori