Nuk është e thjeshtë të gjesh fjalët e duhura kur mikesha jote të tregon se ka abortuar apo ka ndërmend të abortojë
Nëse e gjeni veten të dyzuar dhe pa fjalë, keni të drejtë dhe nëse s’dini ç’të thoni bëni më mirë të heshtni.
Sigurisht që nuk është qëllimi juaj ta lëndoni apo të thoni diçka pa vend, por tema të tilla kaq delikate kërkojnë kujdes të veçantë. Çfarë nuk duhet të thoni në të tilla raste?
1. “Si ndihet partneri yt në lidhje me këtë?”
Ndoshta pyetja juaj është naive, por kjo mund t’i bëjë të ndihen se ky vendim nuk është në dorën e tyre, apo sikur s’janë mjaftueshëm të besueshëm për të marrë vendimin e duhur për veten. Çdo grua shtatzënë duhet të ketë të drejtën e plotë për të kontrrolluar situatën e saj, pavarësisht asaj që mendon partneri, shkruan Huffington Post.
Ç’mund t’i thoni: “Ke marrë mbështetjen që të duhet? Ç’mund të bëj për ty?”
2. “Pse? A i ke menduar mirë të gjitha mundësitë?”
Askush s’ka pse të ketë gati një justifikim për vendimin e marrë. Tregohuni mbështetës dhe empatikë, duke u përpjekur të mos i bëni të ndihen nën presion se çfarë kanë bërë. Kur i pyesni në lidhje me “mundësitë e tjera” i bëni të mendojnë se nuk kanë bërë gjënë e duhur apo se nuk janë në gjendje të vendosin se çfarë është më e mira për to.
Ç’mund t’i thoni: “Më thuaj çfarë të duash ti. Thjesht dua të dish që do të të mbështes në ç’do vendim që të marrësh.”
3. “Unë për vete s’do të abortoja kurrë”
Këto janë çështje shumë delikate dhe mendime të tilla s’duhet të jepen kurrsesi me zë të lartë. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe një situatë nuk ngjan me tjetrën. Nuk është momenti për t’i thënë se çfarë do të kishe bërë ti ose jo. Thjesht do ta bëni të ndihet në faj, pa qenë e nevojshme.
Ç’mund t’i thoni: “Nëse të duhet ndihmë me diçka gjatë apo pas abortit më thuaj.”
4. “Duhet të jetë shumë e vështirë” ose “S’është ndonjë gjë e madhe. Di plot njerëz që e kanë bërë dhe janë mirë”
S’është kurrë mirë të bëni supozime për eksperiencën dhe përjetimin e dikujt tjetër. Në vend të kësaj, jepini mikeshës suaj mundësinë e të shprehurit të asaj që ndjejnë vërtetë.
Ç’mund t’i thoni: “Si po ndihesh tani?”
5. “Ishe duke përdoru pilulat e emergjencës?”
Askush nuk mbetet shtatzënë se do të abortojë. Asnjëra prej nesh nuk e di ku mund ta shpjerë jeta dhe pse në një moment mund të të duhet të marrësh një vendim si ky, citon Anabel.
Ç’mund t’i thoni: “Jam shumë e lumtur që more një vendim që të bën të ndihesh mirë dhe gjithashtu faleminderit që e ndave me mua.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!
Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim
Julianne Moore në një kombinim të arit dhe argjendit që askush nuk do të guxonte ta vishte
Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!
Si t’i largoni rrudhat nga rrobat pa hekur, metoda e përkryer për udhëtime
Çfarë kanë nevojë fëmijët pas divorcit? Katër gjëra që prindërit duhet t'i kushtojnë vëmendje
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes
12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre
Katër ushqime perfekte për shëndetin seksual femëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh