LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i propozon ZRRE-së që bllok tarifa të jetë 1000kWh

Qeveria i propozon ZRRE-së që bllok tarifa të jetë 1000kWh

Qeveria e Kosovës ka prezantuar komentet që ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke propozuar që bllok tarifa të jetë 1000kWh e jo 600kWh.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë një konferencë për media tha se për amvisëritë blloku i tarifor të jetë 1000kWh dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës.

Kosova dhe kriza energjetike globale, sonte në #TelegrafiSpace në Twitter
Lexo po ashtu Kosova dhe kriza energjetike globale, sonte në #TelegrafiSpace në Twitter

“Ne kemi propozuar që për amvisëritë, blloku i parë tarifor të jetë 1,000kWh dhe i ndarë 500kWh gjatë ditës dhe 500kWh gjatë natës. Konsiderojmë që për një afat kaq të shkurtër është e vështirë për familjet të përshtaten menjëherë. Për ato familje që nuk e tejkalojnë këtë prag, nuk do të ketë fare ekspozim ndaj lëvizjeve dhe rritjeve në çmim. Ndërkaq për ata që e tejkalojnë këtë prag, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë, mbi 500 ditore, të ulet nga 14 cent në 11.5 cent. Edhe këtu të ketë një zbritje dhe me këtë propozim, kemi vlerësuar që gjenerohen 22.5 milionë euro për ta zvogëluar këtë hendekun që e thashë prej 110 dhe 70 milionë euro”, është shprehur Murati, përcjell Telegrafi.


Të hënën në orën 16:00, ka përfunduar afati për dorëzim të komenteve lidhur me propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës.

Ditë më parë, ZRRE-ja në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, e cila thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.

Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës – sa pritet të rritet çmimi i faturave të energjisë?
Lexo po ashtu Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës – sa pritet të rritet çmimi i faturave të energjisë?

Nëse Qeveria nuk i ndan subvencionet, ZRRE thotë se e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës edhe për kategoritë tjera. Në këtë rast, ZRRE propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori