LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë

QUINT-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në Kosovë

Shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Përmes një komunikate të përbashkët, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se ju vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të mbledh fletëvotimet e serbëve të Kosovës, sipas praktikave të kaluara.

“Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, këto shtete kanë thënë se “mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve të shtetit të sundimit te ligjit”.

“Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët  e Serbisë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, në fund të komunikatës ata u bëjnë thirrje Kosovës e Serbisë të përmbahen nga veprimet dhe retorikat që rrisin tensionet dhe të angazhohen në dialog.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatë.

Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje.

Qeveria e Kosovës e prerë për referendumin e Serbisë: E kemi bërë të qartë, votohet me postë, ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës e prerë për referendumin e Serbisë: E kemi bërë të qartë, votohet me postë, ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka folur për Telegrafin pasi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se qytetarëve serbë në Kosovë duhet tu lejohet votimi në këtë referendum.

Kryeziu ka thënë se ata tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin në lidhje me këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë u shpreh se duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare, po u mundësohet votimit qytetarëve serbë në Kosovë, përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”, tha Kryeziu.

Tutje, ai shtoi se po respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi, duke u mundësuar serbëve me dyshtetësi të votojnë.

“Organizimi i një referendumi për çështje krejt të brendshme të një shteti tjetër në territorin sovran të një shteti tjetër nuk njeh ndonjë praktikë të pranuar në ndonjë vend demokratik. Në këtë mënyrë po respektojmë kushtetutën dhe ligjet tona, po mundësojmë që serbët me dyshtetësi të votojnë dhe në të njëjtën kohë po respektojmë praktikat më të mira ndërkombëtare”, theksoi Kryeziu.

Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Kurti, Borrellit: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë
Lexo po ashtu Kurti, Borrellit: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.

Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Referendumi i Serbisë në Kosovë, Borrell thotë se qytetarëve duhet tu lejohet e drejta për votim
Lexo po ashtu Referendumi i Serbisë në Kosovë, Borrell thotë se qytetarëve duhet tu lejohet e drejta për votim

Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori