LAJMI I FUNDIT:

Gjenden të vdekur prindërit e aktores Alicia Witt, dyshohet ta kenë humbur jetën nga të ftohtit

Gjenden të vdekur prindërit e aktores Alicia Witt, dyshohet ta kenë humbur jetën nga të ftohtit
(Foto: Instagram/aliciawitty)

Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts.

Siç raporton Associated Press, aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë, ashtu që u kishte kërkuar disa të afërmve që t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pakëz privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”, ka deklaruar Witt për People.


View this post on Instagram

A post shared by Alicia Witt (@aliciawitty)

Sipas Worcester Telegram dhe Gazette, policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një nxehëse për ta ngrohur shtëpinë e tyre të vjetruar, por edhe se nuk ka pasur shenja të dhunës e as prezencë të monoksidit të karbonit.


Hipotermia është një urgjencë mjekësore që ndodh kur trupi e humb nxehtësinë më shpejt se sa mund të prodhojë nxehtësi, duke shkaktuar një temperaturë të ulët të rrezikshme të trupit. Temperatura normale e trupit është rreth 37°C. Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35°C.

Me rënien e temperaturës trupore, zemra, sistemi nervor dhe organet e tjera, nuk mund të funksionojnë normalisht. Nëse nuk trajtohet, hipotermia mund të çojë në dështim të plotë të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes dhe përfundimisht në vdekje.

Hipotermia shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj motit të ftohtë ose zhytjes në ujë të ftohtë.


Ndërsa hetuesit i kanë thënë Boston 25 se besojnë që hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Witt (87 vjeçar) dhe Diane Witt (75 vjeçare). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori