LAJMI I FUNDIT:

Momenti qesharak kur gruas i vidhet kapelja nga një elefant

Momenti qesharak kur gruas i vidhet kapelja nga një elefant

Ky është momenti qesharak kur një gruaje në një park të kafshëve të egra në Zimbabwe, iu vodh kapelja nga një elefant.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, po qëndronte përballë elefantit që i kapi kapelën.


Gruaja u kthye dhe iu lut elefantit, të njohur si Mac që t’ia kthente atë, derisa qeshte me zë.

Pas disa çastesh elefanti e nxori kapelën nga goja e tij dhe ia ktheu gruas. /Telegrafi/