LAJMI I FUNDIT:

BSPK paralajmëron shqyrtimin e veprimeve sindikale të paralajmëruara

BSPK paralajmëron shqyrtimin e veprimeve sindikale të paralajmëruara

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave, anëtare të BSPK-së.

Gjatë këtij takimi u kërkua me urgjencë miratimi i Ligjit të Pagave.

Propozimi i SBASHK-ut në këtë takim u mbështet nga të gjitha federatat që afati i fundit për draftimin e Ligjit të Pagave, ligji për skemat pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore të draftohen nga Qeveria deri në muajin shkurt 2022, dhe në fund të muajit mars të miratohet në Kuvend.


Sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri tha se nëse merren parasysh, këto kërkesa sot nga Qeveria, atëherë ata do të marrin vendim për pezullimin e veprimeve të tyre sindikale të paralajmëruara më parë.

“Kemi thirr një takim në ora 14:00 me kryetarët e sindikatave komunale që varësisht nga qëndrimet e këtij takimi ne të koordinohemi me ta për veprimet sindikale që kemi paralajmërua”, tha Ymeri.

E kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se vendimi për pezullimin apo jo të grevave të paralajmëruara do të varet nga takimi i sotëm që do të mbajnë në orën 14:00.

“SBASHK sot edhe dje ka pas komunikim me kryetarët komunal dhe të universitetit në orën 14:00 do të kemi takim online me ta dhe aty do të bisedojmë për të gjitha. Ata janë që vendosin se çfarë do të bëjmë tutje, dhe cilindo vendim që ata e përkrahin ne do të angazhohemi ta realizojmë”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se pas përfundimit të takimit do të dalin me një njoftim për media lidhur me vendimet që do të merren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori