Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Gjithë idetë tona na vijnë nëpërmjet shqisave. Idetë tona janë të përbëra nga veprimet tona. Trajnimi i mendjes, trupit dhe gjendjes sonë emocionale, është bazik në sensin e ballafaqimit me pengesat e jetës.
Përqendrimi për të qenë i vetëdijshëm për emocionet e dëshirat, na ndihmon që të çlirohemi dhe t’i kontrollojmë ato. Kjo nuk konsiston vetëm në boshatisjen e mendjes, por në vëzhgimin e mendimeve dhe emocioneve. Në këtë mënyrë ushtrojmë mendjen t’u rezistojë zemërimit dhe zilisë. Të përqendrohemi mbi ato në të cilat kemi kontroll, pa u brengosur për gjërat që s’mund t’i kontrollojmë.
• Provo ndiqe frymën tënde, dhe të gjitha veprimet e saj dhe do të shohësh sesa fjalë të këqija dalin nga fjalori ynë.
• Vëzhgo, shikimin tënd se si dhe kur reagon. Instinkti është aq i shpejtë sa kur sheh një problem ai menjëherë përcjell mesazhin në tru, zemra ndryshon rrahjet.
• Përcill shqisat e dëgjimit, veshët se si reagojnë, fjalët e mira dhe se si komplimentet i pranojmë në mënyrën më të mirë.
Kënaqësitë, por edhe të papriturat, befasitë e shqetësimet që vijnë nga shqisat shpejt përcjellin sinjalin dhe depërtojnë në trurin tonë dhe në zemër. Të gjitha shqisat janë në lëvizje, të gjitha këto mund të kuptohen nëpërmjet ndjenjës.
Shumë pak persona kanë arritur të merren me këtë temë që është shumë delikate. Ky nuk është meditim, duhet të jetë përqendrim i thellë, ushtrim. Ose më mirë të themi, trajnim i shqisave të syve, shikimit, dëgjimit dhe të frymëmarrjes.
• Të kontrollojmë frymën dhe fjalët që nxjerrim.
• Të kontrollojmë sytë dhe të shohim atë që duam.
• Të kontrollojmë veshët dhe të dëgjojmë zërat që duam.
Pra shqisat nuk i vërejmë, s’i shohim, por i ndjejmë nëpërmjet mimikës, ndjenjës. Shqisat reagojnë vetvetiu, reagojnë ngadalë për lumturi, kënaqësi, por shumë shpejt reagojnë për t’u mbrojtur nga rreziqet e ndryshme.
Dëgjimi, shikimi duhet të arrijnë në atë shkallë saqë të mos lejojë që të depërtojnë nga jashtë zhurma që e shpërqendrojnë zërin tonë të brendshëm. Merr guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tënde. Çdo gjë tjetër është sekondare. Po arrite të jesh i përqendruar, në masë të madhe, do t’i kontrollosh shqisat e dëgjimit, shikimit, por edhe frymëmarrjen. I përqendruar në ajrin që marrim dhe ajrin që nxjerrim, arrijmë ta frenojmë rrëkenë e mendimeve dhe ta pastrojmë horizontin tonë mendor. Mundohu të jesh sa më afër vetvetes, besoni se është një fuqi e pakufizueshme, e cila duhet të riaktivizohet.
Shqisat tona!
• S’ka informatë që janë të vetëlindura.
• S’e kemi idenë për hapësirën.
• Nuk është thelbi sesi rrjedhin mendimet, por veprimi i arsyes.
• A jemi të lirë, të bëjmë çka të duam?
Kjo liri nuk mund të përballet me vullnetin tonë. Absurditet është të thuhet se vullneti është i lirë.
Frymëmarrja
Libri Xiuzhen Shishu si dhe dhjetë libra për kultivimin e perfeksionit, që datojnë nga shekulli XIII dhe janë një përmbledhje materiesh nga burime të ndryshme për t’i zhvilluar dhe përmirësuar mendjen dhe trupin. Ndër të tjerësh, edhe Sun Simiaon, mjek i njohur dhe eseist kinez i shekullit VI. Sun Simiao, njohës i traditave të lindjes, për të jetuar mirë na tregon, sipas stinëve të vitit se si ta ushtrojmë frymëmarrjen.
• Në pranverë merrni frymë (xu), për shikim të kthjellët dhe mund ta ndihmoni mëlçinë tuaj.
• Në verë merrni frymë (he), ashtu që zemra dhe i nxehti të jenë në paqe.
• Në vjeshtë merrni frymë (si), duke stabilizuar mushkëritë t’i mbani të njoma.
• Kurse frymorja për veshkë është (chui).
Në këto katër stinë merrni frymë thellë, në mënyrë që shpretka juaj të mund t’i përpunojë ushqimet. Kujdes, mos e nxirr frymën jashtë me zhurmë. Praktika është e shkëlqyer dhe ju ndihmon ta ruani eliksirin tuaj hyjnor.
Ka shumë lloje të meditimit të frymëmarrjes. Është një lloj meditimi që nxjerr dhe merr frymëmarrjen e kujdesshme. Duhet të marrim frymë ngadalë dhe thellë, duke u munduar të numërojmë frymëmarrjen, të jemi të koncentruar dhe të injorojmë mendimet e tjera që depërtojnë në mendjen tonë.
Frymëmarrja e thjeshtë është diçka që njerëzit mund të praktikojnë kudo. Duke ecur, duke pritur, me qetësi vërejmë mjedisin duke përfshirë pamjet, tingujt dhe erërat- aromat që përjetojmë.
Frymëmarrja e ndërgjegjes në shumicën e rasteve është lloj i meditimit. Relaksimi progresiv tërheq vëmendjen në zonat e tensionit në trup.
Frymëmarrja e kujdesshme është një lloj frymëmarrje e kontrolluar. Me shumë kujdes marrim frymë ngadalë dhe thellë, duke numëruar frymëmarrjen ose duke u përqendruar në frymëmarrje. Qëllimi është që të fokusohemi vetëm në frymëmarrje dhe të largojmë mendimet tjera që duan të hyjnë në mendjen tonë.
Frymëmarrja Zen-Zen është formë e frymëmarrjes budiste. Kjo lloj frymëmarrjeje përfshin hapa dhe qëndrime specifike.
Frymëmarrja Transcendentale, është një formë e meditimit të thellë shpirtëror, ku praktikuesit qëndrojnë ulur dhe marrin frymë ngadalë. Qëllimi i këtij meditimit është të ngrihet mbi gjendjen aktuale të njeriut.
JOGA-Lidhje-bashkim
Joga është e përshtatshme për secilin person, edhe për gratë shtatzëna, por edhe për persona me aftësi të kufizuar. Joga origjinën e ka nga India. Është praktikuar mijëra vite më parë, në përpjekje për të bashkuar elementin fizik dhe mendor të qenies njerëzore.
Në të njëjtën mënyrë, Joga përpiqet të bashkojë trupin dhe mendjen, duke e çuar individin drejt një jete të shëndetshme dhe në harmoni me gjërat që e rrethojnë.
Ekzistojnë ushtrime të ndryshme të jogës, sipas traditës dhe teksteve nga ku ka rrjedhur dhe është praktikuar:
• Joga e mençurisë kërkon disiplinë dhe pjekuri mendore.
• Joga e përkushtimit dhe e dorëzimit në duart e hyjnores.
• Joga e përqendrimit në recitimin e mantras për të arritur një gjendje të relaksimit mendor.
• Joga e njohur si Rruga mbretërore, përfshin hapa të ndryshëm për të arritur lidhjen shpirtërore me veten dhe të tjerët.
Joga është më e përhapur në Perëndim dhe në Japoni.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje