Gjuhëtari i njohur nga Shqipëria, Agron Dalipaj, ka treguar prejardhjen e emrit Kosova.
Kjo si kundërpërgjigje ndaj historianit Fahri Xharra, i cili ka thënë se emri Kosovë, nuk ka origjinë ilire, e as me shqipen.
“Më habitën historianët kur emrin Kosovë e nxorën me origjinë ilire. A mund të ketë origjinë ilire ky emër? Jo dhe jo! Nuk ka lidhje as me ilirishten e as me shqipen sa do e lashtë që të jetë ajo”, kishte thënë Xharra.
Dalipaj në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se fakti që Kosova ka qenë e mbuluar nga uji, e tregon emërtimi që ajo ka, dhe që zbardhet nga etimologjia e emërtimit që mban.
“Kosova (etimologjia). Ajo hapësirë që sot emërtohet Kosova, para 10 mijë vjetësh ka qenë e mbuluar me ujë (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar) dhe nga largimi i ujërave ngelën dy rrafshe: ai i Dukagjinit dhe ai i Fushë-Kosovës”, shkruan ai.
Sipas tij, mjaftojnë dy rotacione të njohura (s:z e v:b) për të zbardhur misterin:
KOSOVA
KOZOVA – s:z
KOZOBA – v:b
K’O’ZO’BA
Q’O’ZO’BA = Që Osht ZO BA
Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).
Për analogji kemi emërtimin tjetër të një hapësire që quhet KOZAN dhe ka qenë po si KOSOVA e ZAN me ujë.
KOZANI ndodhet në Greqinë e sotme dhe emërtimi i tij referon te shqipja:
KOZAN
K’O’ZAN
Q’O’ZAN = Që Osht i ZAN nga uji.
“Nëse për emërtimet e vendeve tona do vendosin apriori sportistët, artistët, dokumentaristët, apo edhe opinionistët me famë, por që nuk janë etimologë, leshelija që do prodhojnë, prapë lesheli do duket”, shton ai.
Tutje thotë se përfundimisht, emërtimi KOSOVA është fjalë e burimit të shqipes dhe emërton një krahinë shqiptare.
“Për sa fjala motivohet nga gjuha shqipe dhe kuptimisht emërton një karakteristikë dominante të asaj gjeografie, origjina shqipe e fjalës nuk vihet në diskutim”.
Në fund theksoi se kushdo që pretendon se fjala KOSOVA vjen nga sllavishtja, më parë duhet të sjellë një motivim etimologjik më bindës se sa ky që jep shqipja.
“Etimologjia nuk është sport për të gjithë”, shkroi Dalipaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama