LAJMI I FUNDIT:

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Si do të reagonit?

Shumica e aksidenteve të trafikut ndodhin nga mosrespektimi i shenjave dhe rregullave, por ndonjëherë ndodhin për shkak të mosdijes së shoferëve, transmeton Telegrafi.

Në situatën e paraqitur në foto, semaforët në kryqëzim nuk funksionojnë, dhe makina blu mbylli hyrjen në kryqëzim për makinën numër 3, e cila ndodhet pas saj, përpara hyrjes në kryqëzim.


Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush ka përparësi?

Na tregoni se çfarë mendoni.

Kjo është përgjigjja:

Duke qenë se nuk funksionojnë semaforët, situata është e njëjtë si kur kryqëzimi nuk është i rregulluar, të gjitha automjetet vijnë nga rrugë të së njëjtës rëndësi.

Në atë rast zbatohet rregulli i anës së djathtë që thotë se në kryqëzim mjeti që ruan drejtimin e lëvizjes ka përparësi ndaj mjetit që vjen nga kahu i kundërt dhe kthehet majtas.

Gjithashtu, drejtuesi i mjetit numër 3 nuk bën të hyjë në kryqëzim, edhe pse mund të ketë përparësi, pasi për shkak të dendësisë së qarkullimit do të ndalet në kryqëzim dhe në këtë mënyrë do të pengojë qarkullimin normal. Për atë arsye shoferi në automjetin 3 duhet të presë, nuk duhet të hyjë në kryqëzim.

Shoferi i automjetit numër 1 kthehet majtas dhe është i detyruar të lejojë mjetin që vjen nga kahu i kundërt dhe mban drejtimin e lëvizjes.

Pra, radha e kalimit të automjeteve nëpër kryqëzim është: 2, 1, 3.

E dinit përgjigjen?

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?

E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?

A e dini se...
Harrojeni përgjithmonë hekurin, me këtë truk nuk do t'ju duhet më të hekurosni perdet tuaja

Harrojeni përgjithmonë hekurin, me këtë truk nuk do t'ju duhet më të hekurosni perdet tuaja

A e dini se...
Eksperti i filozofisë thotë se tipari i personalitetit mund të tregojë nëse je inteligjent apo jo

Eksperti i filozofisë thotë se tipari i personalitetit mund të tregojë nëse je inteligjent apo jo

A e dini se...
Çfarë thotë sot horoskopi për ju?

Çfarë thotë sot horoskopi për ju?

Astrologji
Shenjat e horoskopit që shquhen me talente të pabesueshme të fshehura

Shenjat e horoskopit që shquhen me talente të pabesueshme të fshehura

Astrologji
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime

Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime

A e dini se...
Kalo në kategori